Beqiri me lot në sy, fton Shqipërinë e Kosovën për ndihmë, po na masakrojnë (VIDEO)

“ I bëjë apel shtetit amë, Shqipërisë, të kujdeset për ne se ekzistenca jonë nuk është reale”, këto ishin fjalët që kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë Galip Beqiri i tha me emocione dhe i përlotur, gjatë një konference për gazetarë të mbajtur me rastin e arrestimeve nga xhandarmëria serbe të disa shqiptarëve në komunën e Bujanocit, raporton Titulli.
“Shqipëria ka të drejtë, që obligohet edhe nga kushtetuta e saj, që të kujdeset për shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut”, tha Beqiri, duke shtuar se ky është moment i fundit që edhe Shqipëria edhe Kosova të kujdesen për qytetarët jashtë shtetit të vet.
Beqiri, më tej theksoi se qeveria e Serbisë për raste të tilla do të kishte ftuar mbledhjen për dhjetë orë, atëherë pse mos të thirre edhe qeveria e Shqipërisë apo ajo e Kosovës një mbledhje të tillë.
Ai tha se shqiptarëve të Luginës po i kanoset ekzistenca.

Në komunë e Bujnaocit sot në orët e hershme të mëngjesit nga xhandarmëria serbe janë arrestuar tetë shqiptarë të komunës së Bujanocit, pesë prej të cilëve nën akuzën për krime lufte, gjoja të kryera gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001 në Luginë.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

7 Komentet

  1. Iu lut Berishes me lote ne sy? Qe neser do te kete ndihme te menjehereshme.

  2. Hajde shqipetare hajde qe me kta politikane skemi kurrfare rrugdalje!

    Politika shqipetare si ne kosove-shqiperi apo ne ane te maqedonise eshte e deshtuar!

  3. kujt i kerkoni NDIHME ujqerve
    jane keta politikane shqiptare qe kemi, ne tirane shkup e prishtine te cilet e kane kthyer popullin shqiptar ne koke turku (kurban)

  4. we have gutless polticans sali tachi ali amheti they all sold there souls . they dont care brothers and sister i am not a poltican im not a general im not a leader but i know this better figth for what we belive in and die like men that we have been dying for so many yrs freedom does not come from the pen it comes from the weapons 500yrs we have been trying to be free .We dont have leaders we have sell out albanians just so they can fill there pockets while we all die ask isa bolltien ismal qemale what they would think of us today

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close