Zgjedhjet e paparashikueshme serbe

The Economist

Më 6 maj Franca voton për Presidentin, ndërsa grekët dhe armenët për parlamentet. Për serbët kjo datë është një big bang (kambanë e madhe): ata do të votojnë për presidentin, parlamentin, pushtetet lokale dhe në provincën e Vojvodinës edhe për asamblenë rajonale. Në Kosovë, po ashtu, mund të votojnë shumë serbë, por kjo është e diskutueshme dhe mund të çojë në dhunë.

Pa futur Kosovën në këtë llogari, zgjedhjet serbe janë të paparashikueshme. Sondazhet i japin Boris Tadiçit të Partisë Demokratike pak nën 36 për qind të votave, ndërsa Tomisllav Nikoliçit, liderit të Partisë Progresive Serbe, pak mbi 36 për qind.

Rrjedhimisht, balotazhi mes tyre është i mundur dhe ai do të ndikohej nga zgjedhjet parlamentare. Tadiç reklamon veten e tij si pro-europian dhe pro-reformues. Por ai duket i lodhur dhe ekonomia është në vështirësi. Një sondazh ka treguar se 80 për qind e serbëve janë të pakënaqur dhe të frustruar, 77 për qind ndihen të pafuqishëm dhe pashpresë, ndërsa 60 për qind janë të brengosur.

Rolin kryesor duket se do ta ketë Ivica Daçiç, lideri i Partisë Socialiste. Ai është mjeshtër i dredhive në politikën serbe. Në vitet e luftës, ishte zëdhënës i Sllobodan Millosheviçit. Pas rrëzimit të tij në vitin 2000 dhe zhvendosjes në Gjykatën për Krime Lufte, Daçiç ndërhyri për të shpëtuar partinë. Tani, është ministër i Brendshëm.

Kur disa serbë u arrestuan në Kosovë, pasi bartnin materiale zgjedhore, ai arrestoi disa shqiptarë të Kosovës, duke u lavdëruar se kjo ishte një masë reciproke. Ka gjasa që Daçiç të mbetet me Partisë Demokratike, por ai mund të zgjedhë edhe Partinë Progresive, nëse i bën ofertë më të mirë, si atë të Kryeministrit.

Partia Progresive është formuar në vitin 2008, kur Tomisllav Nikoliç dhe Akeksandar Vuçiç larguan ndjekësit e tyre nga ekstremi nacionalist – Partia Radikale, udhëheqësi i së cilës po ashtu është në gjyq për krime lufte. Çdo qeveri e re do ta ketë të vështirë. Papunësia është në shkallën 24 për qind dhe më shumë se 40 për qind e prodhimit vjen nga ekonomia e zezë. Në shkurt, pasi shumë punëtorë nuk janë paguar, shumë serbë kanë marrë pensione në vend të pagave.

Megjithatë, kompanitë e huaja vazhdojnë të investojnë në Serbi, edhe vetë Fiati – prodhuesi italian i makinave – i cili sapo ka hapur fabrikën e re në një vlerë prej 1 miliard eurosh. Me pak kohë që ka mbetur, është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë në Kosovë. Autoritetet serbe janë tërhequr nga përpjekjet për të organizuar zgjedhjet lokale për serbët atje, edhe pse dy komuna në Veri mund t‘i mbajnë ato.

Nëse Serbia vendos të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentaret në Veri, Qeveria e Kosovës mund të bëjë fare pak për të kundërshtuar. Por, nëse bën përpjekje për t’i organizuar në Jug, ku jeton shumica e serbëve të Kosovës, atëherë mund të ketë gjakderdhje. NATO-ja po merr masat, me vendosjen e 700 paqeruajtësve shtesë për të penguar dhunën. Derikur Serbia të ketë qeverinë e re, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i sponsorizuar nga Bashkimi Europian, do të mbetet pezull.

Kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri thotë se nuk shqetësohet nëse do të ketë ndryshime në Qeveri në Beograd apo jo. Bisedimet do të vazhdojnë dhe Serbia do të duhet të bëjë kompromise, ashtu siç bën Kosova, sepse “ata nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse të vazhdojnë të jenë pro-europianë”.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close