Sondazhi i BE: Shqiptarët janë populli më inteligjent në botë

Shqiptarët janë populli më inteligjent në botë. Pas një sondazhi të zhvilluar nga Bashkimi Europian përmes një testi inteligjence, shqiptaret janë kuotuar me kofiçentin më të lartë, duke lënë pas plot 46 vende te tjera.

Shqipëria ndodhet ne krye te listës me një koeficent 114.95 pikesh, e ndjekur nga Spanja me 111.79 pike ndërsa vendi i trete mbahet nga Hong Kongu me 111.69, raporton Vizion Plus

Lista vazhdon me Gjermaninë, Qipron, Zvicrën, Kanadanë, SHBA, ndërsa në vend të fundit renditet Bullgaria me një koeficient inteligjence 101.99 pikë.

Sondazhi i cili zhvillohet online, ka të bëjë me gjetjen e figurave gjeometrike apo simboleve që mungojnë. Sondazhet në formë loje testuese, kryhen on-line, në dy kategori të ndryshme. E para është seksioni i inteligjencës së lindur ku testi përbëhet nga ushtrime për të gjetur aftësitë tuaja të mendimit në mënyrë logjike në sferën e simboleve gjeometrike, ka ushtrime me mbledhje dhe zbritje gjeometrike, deformim, etj.

Kjo lojë-sondazh është krijuar në vitin 1912 nga psikologu gjerman William Stern, kur ka përcaktuar shkallën e inteligjencës si lidhje të “moshës mendore” të parashikuar dhe moshës kalendarike.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

2 Komentet

  1. mu pa kon qeshtu nuk kishmi zgjedh primitiva edhe hajna me na udheheq po kishna zgjedh njerzit e duhur wtf

  2. A thua popujt intelegjent jan ata popuj qe ende nuk e kan lirin sot ne vitin 2012

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button