Serbi, Nikoliç: Nuk e duam BE-në, pa Kosovën

Serbia mban zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale
këtë të diel

Drejtuesit e partive në Serbi po luftojnë për votat në ditët e fundit të mbetura të fushatës elektorale. Boris Tadiç dhe Tomislav Nikoliç, shprehen pro anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Serbia ka marrë statusin kandidat në mars të këtij viti.

Nikolic, një aleat i vjetër i Sllobodan Millosheviç, e kundërshtonte egërsisht një gjë të tillë, pak vite më parë. Sondazhet tregojnë se ajo dhe Tadiç janë kokë më kokë për të fituar zgjedhjet.

Boris Tadiç

Muajin e kaluar, Tadiç dha dorëheqjen si president, duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të mbahen këtë të diel. “Ne duhet të dëshmojnë se Serbia është një vend që dëshiron të integrohet në BE dhe nuk kërkon konflikt me fqinjët”, është shprehur Tadiç.

Nikoliç, i cili njëherë tha se e sheh Serbinë më mirë aleate me Rusisë se sa anëtarësimi në BE. Së fundmi ai e ka zbutur retorikën dhe ka zgjedhur të sulmojë Partinë Demokratike të Tadiçit për arritjet ekonomike.

Tomislav Nikoliç

“Nëse ata thontë ‘Ju mund të hyni në BE por Kosova nuk është e juaja’, atëherë u themi faleminderit dhe mirupafshim, por ne kemi rrugën tonë”, është shprehur Nikoliç. Serbia ka një nivel papunësie 24% dhe një borxh të huaj prej 24 miliard euro.

Sondazhet tregojnë se Partia e Nikoliçit, Serbia Progresive mund të marrë shumicën e vendeve në parlament por asaj do mund t’i nevojitet koalicion me disa parti të vogla për të qeverisur. /BBC/

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close