Lëvizja Çame: S`bën Çamëria sa betonierët dhe patentat tuaja, zotërinj të PDIU-së!

Pas shfaqjes në ekran të një rasti flagrant korrupsioni ku përmendet drejtori Gazmend Osmani, reagon Lëvizja Çame: Nuk vlen Çamëria sa betonierët dhe patentat tuaja, zotërinj të PDIU-së! Prokuroria: Do hetohen tabulatet telefonike !

Investigimi
Sipas drejtorit të baseneve në Lezhë të shfaqur në pamjet filmike të “Fiks Fare”, duhej të jepej leja e shfrytëzimit të lumit nga drejtori i INUK, Gazmend Osmani, por takimi me të do të realizohej nëpërmjet një ndërmjetësi në Tiranë, që quhej Leka (emrin e të cilit drejtori i baseneve e shkroi në një copë letër. Ky i fundit, i kontaktuar nga Fiks Fare për problemin në fjalë, bisedon me drejtorin dhe i thotë investiguesit, se që të lejohej  shfrytëzimi i basenit duheshin 300 euro.
Mbas emisionin Fiks Fare me trishtim vëmë re se PDIU nga një parti që duhet të promovonte Çështjen Kombëtare tashmë është kthyer në Parti betonierësh, lumenjsh, patentash e hipotekash. Nuk kemi dëshirë të besojmë atë çka pamë me sy dje, nuk duam të kuptojmë arsyet dhe nuk do të donim deri në momentin e fundit të besonim që ky është një lajm i vërtet. Fatkeqësisht Lëvizja Çame me kohë ka deklaruar shitjen e Kauzës sonë madhore në shkëmbim të mbushjes së xhepave të individëve të caktuar brenda PDIU-së për qëllime keqbërëse dhe tërësisht personale. Kërkojmë që me dinjitet të gjithë të implikuarit në këtë çështje të qartësojnë  pozicionin e tyre. Kërkojmë kurajë nga i vet shpalluri Kryetar i PDIU që të dalë në një konferencë për shtyp dhe të na tregoj versionin e tij për këtë situatë, ngjarje dhe fakte dhe gjithashtu, të qartësojë masat që do të ndërmarrë nëse ky denoncim do të rezultonte i vërtet dhe nëse ai vet nuk është i implikuar. Kërkojmë atë që deputeti Tahiri denoncoi10 ditë më parë, emërimet e njëanshme dhe Kryetari Idrizi të prononcohet për rastin në fjalë. Kërkojmë me urgjencë që të mblidhet cilido forum i partisë (në mungesë të atyre të zgjedhur apo të legjitimuar) për të marrë vendim që partia  jonë t’i kthejë mbrapsht PD-së këto lloj drejtorish që nuk kanë të bëjnë fare me Çështjen Kombëtare, por vetëm me interesa personale që dëmtojmë rëndë kauzën tonë, imazhin tonë dhe deligjitimojnë të gjitha përpjekjet tona për realizimin e aspiratave të të parëve tanë. Çamërinë nuk mund ta shkëmbej askush më betoniera e patenta e as ta varrosi atë çështje nën pirgje zhavorri apo koli patentash. Lëvizja Çame i kërkon falje të gjithë opinionit  publik shqiptar, të gjithë faktorëve politikë rajonalë e më gjerë për këto gjeste dhe veprime të shëmtuara. Lëvizja Çame, deklaron që nëse nuk merret masa për të ndrequr këto gabime dhe sjellje trashanike nga ana e PDIU do të marrë vet përsipër fatin e Çamërisë, Komunitetit Çam dhe do të iniciojë të gjitha përpjekjet politike të nevojshme, duke e lënë PDIU-në të kthehet në një parti taksidarësh, ku në fund të ditës askush nuk e ka mendjen te arritjet politike dhe Çamëria e jonë, por veç te shpërndarja e të ardhurave e zeza që strukturat administrative të kësaj partie në mënyrë të paligjshme grumbullojnë.
Kërkesë
Të mblidhet cilido forum i partisë për të marrë vendim që partia jonë t’i kthejë mbrapsht PD-së këto lloj drejtorish korruptive.
Falje
Lëvizja Çame i kërkon falje të gjithë opinionit publik shqiptar, të gjithë faktorëve politikë rajonalë e më gjerë për këto gjeste dhe veprime të shëmtuara të PDIU-së.
Prononcime pas skandalit në mjedis: “Distancohemi nga akti korruptim!”
Emisioni “Fiks Fare” i Top- Chanel transmetoi me pamje filmike zyrtarë të bordit të baseneve të lumit Mat dhe sekserë që kërkojnë 3 mijë euro ryshfet që të lejonin një person të shfrytëzonte pa leje dhe jashtë afateve të përcaktuara me ligj inertet e lumit.
Arjan Madhi, drejtori i Këshillit të Baseneve:
Do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjorë pas denoncimit të skandalit korruptiv në Lezhë, të denoncuar në emisionin “Fiks Fare”. Ne do  të mbajmë qëndrim në përputhje me Kodin e Punës për ndëshkimin e këtij rasti. INUK distancohet nga këta persona, që në emër të drejtuesve të institucionit ofrojnë ryshfetin në këmbim të zgjidhjeve. INUK do të bëjë kallëzim penal për të gjithë personat që abuzojnë padrejtësisht me emrin e institucionit dhe punonjësve të tij.
 Pal Dajçi, prefekt i Qarkut të Lezhës 
Jam njohur nga media dhe do të kërkoj më shumë informacion për materialin e transmetuar si dhe distancohem nga këto veprime. Veprimi është i dënueshëm. Unë në rolin e drejtuesit të Këshillit të Basenit, Mat do të marrim këtë denoncim që bën “Fiks Fare” dhe në ditët në vazhdim do të dalim me masat për secilin nga aktorët e kësaj veprimtarie të paligjshme. Ne distancohemi nga këto veprime të paligjshme në shfrytëzimin e inerteve në basenit e lumit Mat”. 

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close