Venizelos: Nëse dalim nga euro, do bëhemi si Shqipëria. Vendi do shqiptarizohet

Dalja nga eurozona mund ta kthejë Greqinë në një shteti si Shqipëria, ka deklaruar kryetari i PASOK-ut, katër ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

Propozimi i partisë së majtë ekstreme “Syriza” për grisur marrëveshjen e ndihmës me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, “mund ta largojë Greqinë nga eurozona dhe vendi mund të shqiptarizohet”, shprehet Evangelos Venizelos.
“Greqia jonë është një Greqi e fortë, Greqia e tyre është Greqia e izolimit dhe e dhramisë”, është shprehur kreu i PASOK-ut në një konferencë shtypi të transmetuar nga televizioni kombëtar.
Në këtë mënyrë, Venizelos bëri thirrje që të mos votohen partitë të cilat të mund të vënë në rrezik të ardhmen e Greqisë, duke e nxjerr atë nga eurozona. Ai ka nënvizuar se zgjedhjet do të “përcaktojnë fatin e vendit për 20 vitet e ardhshme”, duke shtuar se nuk është “e vërtetë” që refuzimi i ndihmës nga Greqia pas 6 majit nuk do të sjellë pasoja.

Venizelos duke folur në konferencën për shtyp
Venezelos ishte ministër i Financave deri në fillim të këtij viti dhe ndihmojë negociatat për marrjen e paketës së dytë të ndihmës nga BE dhe FMN, në kthim të masave të rrepta për shkurtim të shpenzimeve.
Lideri i koalicionit të së majtës ekstreme (SYRIZA), Alexis Tsipras, iu referuar Venizelosit dhe kreut të Demokracisë së Re, Antonis Samaras si “politikanë që abuzojnë me besimin” gjatë video-konferencë të përbashkët me Venizelos dhe Samaras.
Zgjedhjet pritet të prodhojnë një rezultat ku një numër rekord prej 8-10 parti mund të hyjnë në parlament dhe më të dëmtuarat pritet të dalin dy partitë kryesore.
“Ne i votojmë ato që prej viteve 1980-të dhe ndihemi të mashtruar”, thotë një punëtore fabrike, Kristina Theodorakou, 50 vjeçe, duke iu referuar dy partive kryesore PASOK dhe Demokracisë së Re. Asaj i është shkurtuar paga që prej nisjes së krizës me 500 euro. “Ndërtuam jetën në shumë vite dhe ata na e shkatërruan brenda një nate. Fushata e tyre po u drejtohet idiotëve. Unë do të votoj për një parti të vogël”, shton ajo.
Protestues duke mbajtru parullën: “Jo nazistë në parlament”
 (foto AFP)
Ndërsa vajza e saj e cila është studente dhe ka mbushur moshën për të votuar shprehet se nuk do ta ushtrojë këtë të drejtë. “Pse ta bëj? Askush nuk na premton një të ardhme më të mirë”.
PASOK gjendet në vështirësi të mëdha në këto zgjedhje. Ish-kreu i saj, Jorgo Papandreu në një intervistë për revistën “Time” është shprehur se kriza dhe ndihmat e BE dhe FMN-së e kanë kthyer Greqinë në një “laborator minjsh”.
PASOK dhe Demokracia e Re në zgjedhjet e vitit 2009 morën 77% të votave por në dielën pritet që për ato të votojnë më pak se 45%. Një sondazh i fundit tregon se Demokracia e Re do të marrë 23% ndërsa PASOK vetëm 16%. /AFP-Reuters/

loading...

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close