Lojërat Olimpike 2012, koincidencë fatkeqe për shqiptarët !?

Fadil Lushi
Njerëzit që merren me studimin e koincidencave sot mund të shtrojnë një sërë shpjegimesh për to. Ata mund të thonë … se bota është e mbushur me rastësi nga më të çuditshmet që shkojnë tej perceptimit tonë për atë që mund të ketë ndodhur. Koincidencat mund të jenë të bukura, ironike, të mistershme gjegjësisht të pashpjegueshme, historike ose edhe fatkeqe. Një prej koincidencave më të famshme, e cila lakohet prej vitesh, është ajo mes dy presidentëve amerikanë, Linkoln dhe Kennedy, të cilët kanë jetuar në një distancë kohore nga njëri tjetri prej 100 vjetësh. Abraham Lincoln u zgjodh në Kongres më 1846, ndërkaq John Kennedy më 1946…, Linkolni u zgjodh president më 1860, ndërsa Kennedy njëqind vjet më pas, gjegjësisht më 1960…, që të dy u vranë me goditje në kokë…, nga “njerëz jugorë”…, të dy presidentët pushuan së jetuari ditën e mërkurë! Mbase edhe shqiptarëve, në këtë vit, respektivisht në vigjilje të 100-vjetorit të krijimit të shtetit të tyre, u jepet e drejta që të interesohen për Lojërat (verore) Olimpike “Londra 2012”, pavarësisht se (nuk) kanë informacione të mjaftueshme për retrospektivën e këtij evenimenti sportiv (që organizohet një herë në katër vjet), pavarësisht se nuk do t’u interesojë emri i themeluesit të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Baroni Pjer de Kuberten dhe motoja: Citius, Altius, Fortius (më shpejt, më lart, më fort). Jo se nuk do t’u interesojë 27 korriku i këtij viti, kur do hapen këto lojëra nga Elisabeta II dhe Princi Filip në stadiumin Stratford të Londrës.

Pas gjithë kësaj që u shkrua më lart, do të parashtrohet pyetja se ç’lidhje ka “Londra 2012” me shqiptarët!? Ndoshta dikush do thotë se kjo ndërlidhet me pjesëmarrjen e sportistëve (nga Shqipëria) në këto lojëra si dhe me kryeministrin britanik, David William Donald Cameron, i cili disa ditë më parë një gazete të përditshme dhe prestigjioze të Tiranës ia kishte postuar shkrimin me titull: “Çfarë do të ofrojë “Londra 2012”! Përndryshe ky ishte një “shkrim” me pak histori dhe me shumë të paqarta dedikuar shqiptarëve gjithandej ku frymojnë dhe veprojnë nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, mbase ishte edhe “një publicitet pa pare” për turizmin londinez. Së fundi, ky “mesazh gazete” do ta “agresojë ose edhe do ta inatosë” skajshmërisht mbamendjen kolektive të historianëve shqiptarë sa i përket rikujtimit të një të kaluare të tyre, sa të lavdishme, po aq edhe hileqare, gjegjësisht të 100-vjetorit të Konferencës së Londrës!?

Në vazhdim të shkrimit të Cameronit hetohet edhe ky paragraf: “…, unë dua që këto lojëra të jenë më shumë se përshëndetje për atletët në Londër për një verë të vetme. Ne duam të ndërtojmë lidhje të reja dhe të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Britanisë. Nëse ju jeni një student a një akademik, (“inshallah” jo edhe ndonjë historian shqiptar – nënvizim i ynë) është një shans për të mësuar më shumë rreth një vendi…, i cili ka një histori dhe trashëgimi të kështjellave tona…, !?” A mos vallë mes Shqipërisë dhe Anglisë mungojnë lidhje të vjetra, a mos vallë këto dy shtete nuk njihen prej kohës kur edhe babai i kryeministrit britanik as që kishte lindur…, pse vallë “duhet të ndërtohen” marrëdhënie a lidhje të reja dhe të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Britanisë, a mos vallë ato të vjetrat janë shtrembëruar e janë zbehur…, (ata që janë të kllapitur e janë në agoni mos më keq, se kjo histori një ditë do të zbehet e do të harrohet duhet ta heqin nga mendja e tyre) pse a mos vallë ato marrëdhënie për njëqind vjet u heshtën njëanshëm, ndaj një hileje historike që ua bënë shqiptarëve…, a mos vallë sot e gjithë ditën e Perëndisë historianët dhe politikanët shqiptarë “për hatër të Anglisë” do të duhet të dergjen nga varfëria e mbamendjes, a mos vallë do të duhet të bëhen foshnjarakë e qaramanë që njëherë e përgjithmonë t’i harrojnë hilet e bëra nga ana e Konferencës së Londrës dhe e ambasadorëve të saj…, a mos vallë kjo nuk flet për një të vërtetë apo edhe për një gënjeshtër, po qoftë ajo të jetë edhe historike. Historianët anglezë, sot me të padrejtë do të thonë se pse këto dredhi e shtrembërime duhet t’i ngjiten vetëm Londrës, kur dihet se ambasadorët rrospi, që ua morën “masën e samarxhiut” shqiptarëve nuk ishin “toptan” britanikë!?

Se Lojërat Olimpike (verore) “Londra 2012” janë koincidencë fatkeqe për shqiptarët, nuk ka kurrfarë dyshimi, aq më tepër kur ke parasysh se po këto lojëra të radhës përkojnë a janë të lidhura ngushtë me “…17 dhjetorin e vitit 1912, kur në Londër filloi punën mbledhja e ambasadorëve të gjashtë fuqive më të mëdha të asaj kohe…, në një konferencë ku duhej të shpallet a të pranohen kufijtë e shtetit shqiptar autonom…, a mos vallë, sot, historianët tanë nuk e dinë se kjo mbledhje u shty dhe mbeti për t’u caktuar pas disa muajsh si pasojë-shkak i grindjeve ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Italisë, nga njëra anë, Rusisë dhe Francës, nga ana tjetër…, a mos vallë nuk dinë se takimi i radhës u organizua më 22 mars të vitit 1913, ku e tërë Kosova, Rrafshi i Dukagjinit dhe Maqedonia shqiptare i mbetën Serbisë, ndërsa pjesët e tjera të Shqipërisë së Veriut iu dhanë Malit të Zi. Më 19 korrik 1913, Konferenca e Londrës do ta njohë shtetin e pavarur gjysmak shqiptar dhe më datë 11 gusht 1913 kjo konferencë përfundimisht do të caktojë në hartat gjeografike vijën e kufirit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë…, me ç’rast Çamëria do të mbetet jashtë territorit shqiptar!?”

Sot askush nuk mund t’ua heqë të drejtën shqiptarëve që t’i rikujtojnë hilet që një shekull më parë, ua kishin bërë ambasadorët rrospi të Konferencës së Londrës, një konferencë që sot e kësaj dite në sytë e shqiptarëve duket si një “…, monument i gjallë i një historie të trishtuar, hipokrite dhe poshtëruese”…, një monument që nuk harrohet dhe rrëzohet – rrënohet dot kollaj…!

Që e gjithë kjo ishte një vendim qelbësirë, një devijim i rëndë, sa politik po aq edhe historik, këtë e dinë të gjithë historianët…, por ama, ata që nuk kanë njohuri të mjaftueshme ndaj gjeografisë politike të Ballkanit, me të drejtë parashtrojnë pyetjen se pse e gjithë kjo Shqipëri me shumë popullatë, na qenkësh kaq e vogël…, pse na qenkësh…!

Në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike (verore) “Londra 2012” respektivisht gjatë parakalimit a defilesë së shteteve pjesëmarrëse, a thua vallë sportistët shqiptarë, do të prezantojnë Shqipërinë politike apo atë londineze (1912-13) , atë të Versajës (1919), atë të Rambujesë (1999), atë të Konçullit (2001), ose edhe atë të Maqedonisë Ohri (2001)!?

Hë ti, i nderuar lexues, në di diç më tepër se ky opinionbërës, thuaj se ç’ngatërresa na nxorën këto pesë (mos) marrëveshje ndërkombëtare për një komb (disa prej të cilave sot e kësaj dite mbeten të trishtueshme për shqiptarët). E gjithë kjo të krijon përshtypjen se a mos vallë vendlindja dhe datëlindja e Shqipërisë do jetë me “dy palë thonjëza”, siç do të thotë prof. Ramiz Kelmendi, a mos vallë “vendlindja dhe datëlindja e saj” do duhet të jetë Vlora e Ismail Qemalit apo “bordelloja e ambasadoreve” që dikur ndodhej në rrugën me “drita të kuqe” të Londrës? A mos vallë kjo koincidencë duhet të jetë një perceptim yni i vërtetë a i gabuar ? Unë nuk e di!?

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close