Ksera tallet me shqiptarët,deklaron se të papunë janë vetëm 143 mijë shqiptarë

Nuk kanë pikë ndërgjegje dhe mesa duket kanë dalë jashtë kontrollit politikanët tanë,të cilët …

nxjerrin nga goja e tyre broçkulla pa fund,duke indinjuar akoma më shumë popullin shqiptar.

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, duke folur me rastin e 1 majit, ka thënë se në Shqipëri ka vetëm 143 mijë të papunë, nga 1.060.000 persona të aftë për punë.

Sipas tij, nga 13.7 përqind që ka qenë një vit më parë, kjo shifër e papunësisë ka shkuar në 13.26 përqind këtë vit, duke qenë pothuajse e njëjtë. Ai ka thënë se problem mbetet punësimi i të rinjve, ndërsa ka premtuar se qeveria do të ndërmarrë nisma të reja për punësimin e tyre, si dhe do të shqyrtojë mundësinë e rritjes së pagës minimale.

Ndërsa ministri Ksera shprehet se në Shqipëri ka vetëm 143 mijë të papunë, opozita shprehet se kjo shifër është shumë më e lartë dhe arrin deri në një milion.

Ajo që vlen të theksohet ,është papunësia e madhe e emigrantëve,kryesisht në Greqi,por këtë asnjë politikan shqiptar nuk e ka përmendur .Emigrantët vuajnë prej dy vitesh papunësinë e tmerrshme dhe një pjesë e madhe e burrave jetojnë me paratë që nxjerrin gratë duke punuar si pastruese në familjet greke,por kjo ounë është vetëm disa ditë në javë.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close