Zbulohen vrasësit e masakrës në Smillkovc, janë shtetas maqedonas

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë i zbuloi vrasësit e pesë personave në Smillkovc. Janë arrestuar 20 persona nga Shkupi, pjesëtarë të islamit radikal, pjesa më e madhe prej tyre janë shtetas të Maqedonisë.

“Këto janë grupe radikale islamike, janë persona të rrezikshëm dhe për to do të ngrihen padi penale për terrorizëm. Këto persona kanë qenë në Pakistan dhe Afganistan dhe praktikisht kanë bë luftë me trupat ndërkombëtarë të paqes”, tha Jankulloska.

“Gjatë bastisjeve të kryera sot në mëngjes në 26 objekte, në pjesën më të madhe të territorit të Qytetit të Shkupit, edhe në aktivitetet në aksionin “Monstrum”, ku morën pjesë mbi 800 pjesëtarë të MPB-së (DSK dhe BSSH), është gjetur sasi e madhe armësh literaturë e cila flet për përfaqësimin ideologjik të këtyre personave dhe një sërë lëndësh të tjera të cilat mund të shfrytëzohen ose ka qenë e shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale. Në vijim është ekspertiza nëse arma e gjetur është përdorë në vrasjen e pesëfishtë”, deklaroi ministrja.

MPB tha se motivi i vrasjes është udhëzimet nga islami radikal. “Viktimat nuk kanë pasur lidhje direkte me vrasësit” informoi Jankullovska.

Sipas Jankulloskës motivi kryesor me siguri është ideja e tyre për vrasje në islamin radikal, ndërsa qëllimi është që të krijohet ndjenjë te oponioni më i gjërë.

Me kërkesë të gazetarëve të japë vlerësim për gjendjen e sigurisë në Maqedoni dhe nëse vendi po ballafaqohet me rrezik nga islamizmi radikal dhe sulme të tjera “terroriste” Jankulloska përkujtoi se Republika e Maqedonisë është pjesë e koalicionit global për paqe, dhe është vend i cili sipas numrit të banorëve është i pesti me radhë sipas pjesëmarrjes e paqeruajtësve nga ARM-ja në misionin në Afganistan.

Për aksionin policor “monstrum”, ishte informuar edhe kryeministri Nikolla Grueski, i cili sot ishte në MPB.

Jankulloska iu falenderua të gjithë qytetarëve të cilët dhanë informata të dobishme, veçanërisht të gjithë pjesëtarëve të MPB-së të cilët periudhën e kaluar tekstualisht 24 orë ishin në punë dhe mediave për shkak se, theksoi, pjesa më e madhe e tyre në mënyrë korrekte njoftuan për ngjarjen.

Më 13 prill në bregun e liqenit afër Smillkovcit në mënyrë makabre u vranë Kire Triçkovski, Aleksandar Naqeski, Filip Sllavkovski dhe Cvetanço Acevski të moshës prej 18 deri 20 vjeç, si dhe Borçe Stefanovski (45) nga fshati Creshevë. Pesë personat, sipas informacioneve të deritanishme të policisë, janë vrarë me armë automatike në afërsi të drejtëpëdrejtë.

Një ditë më vonë 10 kilometra nga vendi i masakrës është gjetur automobili “opel omega” për të cilin më vonë është konfirmuar se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe është përdorë nga vrasësit.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. Per qka ka muslimuta te radikalizum ne maqedoni krejt e dim sepse shumica shqiptarve ne maqedoni jan ma arab se arabt der sa i mohojn edhe figurat kombtare si Nene Tereza ,Pjeter Bogdani ,Gjergj Kastrioti per te vetmen arsye se kan qen Katolik
    Ajo qa deshta me thon eshte qe nuk besoj qe e kan bo ata ket vrasje slavvt jan te perdor si pretekst per represionin qa po ju bon shqiptarve se nuk pi lufton shqiptart po terroristat islamik …Nese bashkesia nderkombetare e pranon ket te dyten ataher lirsht shqiptart e maqedonis te bohen gati me shku me jetu ne shtetet qa i adhuron si Siria ,Iraki ,Ose Pakistani
    ma shum po me vjen me vjell pi politikanve se sa pi ktyne papakave te infektum me primitivizem islamik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close