Serbët, nxitje të urrejtjes nacionale në mes të Kosovës me foto të Sheshel

Vojisllav Sheshel

Serbë të Partisë Radikale Serbe kanë shpërndarë nëpër rrugët e Kosovës foto të kriminelit Vojisllav Sheshel (Vojislav Šešelj) duke mbushur mjediset publike me posterat e serbit famëkeq.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht dhe nga Policia e Kosovës. Ajo tha se po heton mbi veprën penale “nxitje e urrejtjes nacionale, etnike, racore dhe fetare” pasi në fshatin Llapnasellë –Graçanicë, fotografi të Sheshelit janë vendosur nëpër shtylla elektrike, kontinjera dhe në Stacion të autobusëve.

Raportohet se njësitë Policore kanë larguar pllakatet me këto foto. Lidhur me këtë rast me autorizim te Prokurorit është kontrolluar shtëpia e një të dyshuari serb mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Gjithashtu me autorizim te prokurorit është kontrolluar edhe shtëpia e Partisë Radikale Serbe, me ç’rast janë gjetur material zgjedhor të cilat janë konfiskuar, si dhe ndaj kryetarit të kësaj partie është iniciuar procedimi penal: nxitje e urrejtjes nacionale, etnike, racore dhe fetare. Me urdhër të Prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rreth tre vjet më parë, Gjykata nderkombetare per krime lufte kishte dënuar me 15 muaj burg liderin ultranacionalist serb, Vojsllav Sheshel, pasi kishte identifikuar dëshmitarët e mbrojtur ne një libër te tij.
Gjykatësi i çështjes tha se Sheshel qëllimisht publikoi nje mori informatash te detajuara te tre dëshmitarëve te gjykimit te tij per krime lufte, identitetet e te cilëve ishin kërkuar te mbahen te fshehta per mbrojtjen e tyre.
Sheshel po ballafaqohet me 15 akuza te tjera per krime lufte dhe krime kunder njerëzimit per shkak te persekutimit te kroateve, myslimaneve dhe pjesëtarëve te etnive joserbe gjate luftërave ne Kroaci dhe Bosnje ne fillim te viteve ’90.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close