Emigrantët “dëbojnë” krizën,argëtojnë deri në mëngjes me këngëtarët e njohur(FOTO)

ATHINË-Koncert madhështor i organizuar nga dy të rinj Ariani dhe Vasili,ka lënë të mahnitur…

mbrëmjen e së shtunës të gjithë publikun.
Nën rimtin e muzikës dhe të këngëtarëve të mëdhenj Eli Fara,Petrit Lulo,Vaskë Curi e,Aleks Micka,si dhe aktorët e njohur Behar Mera dhe Rita Lati,më shumë se 400 emigrantë argëtuan deri në orën 07.00 të mëngjesit të së djelës.
Koncerti filloi rreth orës 22.30 ,në një moment që lokali Golden Star u mbush plot me emigrantë shqiptarë.
Të veshur të gjithë me modën më të fundit,emigrantët nuk hoqën nga buzët për asnjë moment buzëqeshjen,duke na dhënë të kuptojmë se kriza luftohet .
Këngëtarët dhe aktorët nuk fshehën emocionet  e tyre kur panë një pjesëmarrrje kaq të madhe,ndërsa për asnjë moment pista nuk u boshua.
Të pyetur nga Albnow për këtë sukses kaq të madh,dy oprganizatorët nuk fshehën emocionet dhe thanë se ” në periudha të tilla krize,sekreti i suksesit është shumë i thjeshtë,ulje çmimesh.”
“Menduam të ftojmë shumë këngëtarë dhe aktorë,për të mbledhur të gjithë ata njerëz që adhurojnë këngëtarin që preferojnë,me qëllim që në një koncert të kënaqen të gjithë.Pra ky është një nga arsyet që lokali u mbush plot,sepse ne menduam që të fitojmë më pak,por kemi “bekimin” e emigrantëve që u kënaqën duke dëgjuar live shumë këngëtarë dhe aktorë” thanë dy organizatorët Ariani dhe Vasili.
I ftuar nderi në këtë koncert madhështor ishte edhe kreu i partisë Emigracioni Shqiptar,z.Shpëtim Beqiraj,i cili përgëzoi organizatorët për këtë koncert që kishte si qëllim argëtimin e emigrantëve dhe u kërkoi të pranishmëve që të regjistrojnë fëmijët  e tyre në shkollat e mësimit të gjuhës shqipe,një nismë kjo e filluar prej më shumë se 5 muaj nga Partia Emigracioni Shqiptar në bashkëpunim me Shoqatën e  Punëtorëve.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close