Nje shqiptar me shume ne skenen e Oskar-eve ne Kaliforni

Fiks nje mije e 880 aktore do t’ia mesynin qellimit per t’u bere pjese e kastes se njerit prej teatrove me te medhenj ne Amerike. Nder keta konkurrente qe si qellim kishin pranimin ne programin master per aktrim ne Universitetin e San Diegos, e bashke me kete edhe te behen pjese e “The Old Globe Theater”, ka qene edhe aktori shqiptar i kosoves Kushtrim Hoxha.

Gati nje vit me pare Hoxha do te niste punen e tij per t’u bere pjese e ketij universiteti dhe teatri. Nga krejt keta vetem shtate aktore do te pranoheshin. Kushtrim Hoxha eshte njeri nga ta. Bashke me Hoxhen jane pranuar edhe 6 aktore e 3 aktore, qe te gjithe amerikane: Meghan Boing, Stephen Hu nga Los Angeles, Adam Gerber, Robbie Simpson, Erin Adams nga New Yorku dhe Allison Layman nga New Jeresy, jane aty.

“Edhe Kushtrimi nga Gjakova”, thote aktori kosovar, duke qeshur.

Per Hoxhen pranimi ne kete universitet eshte ngjarja me e rendesishme ne karrieren e tij. Hoxha shpreson se kjo do t’ia hape dyert per nje karriere nderkombetare.

“’Old Globe’ eshte teater qe ka fituar disa here ‘Tony Award’ (qe njihet si ‘Oscar’ per teater v.j.) dhe ka nje repertor fantastik. Po me vjen mire qe do te jem pjese e ketij teatri dhe ne kuader te tij te jem pjese e nje universiteti si ai i San Diegos”, ka thene Hoxha.

Aktori kosovar gjate dy vjeteve do te luaje ne 30 shfaqje.

Repertori i ketij teatri me nam kryesisht perbehet nga shfaqje te veprave te Shakespeare, Chehovit dhe te klasikeve amerikane. Pjese e ketij repertori jane edhe dramat e reja dhe shfaqjet mjuzikell.

Ne skenen e “The Old Globe” kane shkelur yje te aktrimit boteror. Aktorja Annette Benning e nominuar kater here per “Oscar” per rolin e saj ne filmat, si “American Beauty” dhe “The Kids Are all Right” prodhim i vitit te kaluar, Robyn Wright-Penn e nominuar per “Golden Globe” dhe fituesi i dy cmimeve ”Oscar” e “BAFTA” Richard Dreyfuss, jane disa nga aktoret qe kane luajtur ne skenen e“The Old Globe”. Teatri eshte i lidhur me Universitetin e San Diegos ku cdo dy vjet shtate aktore, kryesisht amerikane, perfitojne bursa te plota ne keto dy institucione. Ne vitin e fundit te shtate aktoret dergohen ne “The Old Globe”, teatri homolog ne Londer, ku per dy muaj pergatisin shfaqjen e fundit te cilen e paraqesin para producenteve te New York City dhe atyre te Los Angeles.

“Audicionin e kam filluar vitin e kaluar, kur edhe i kam nisur pergatitjet. Ne janar te ketij viti me kane lajmeruar se kam hyre ne rrethin e dyte”, ka thene Hoxha. Shkurti i ketij viti Hoxhen do ta gjente ne Amerike per dy audicionet e fundit.

“Aty kemi qene 30 aktore dhe vetem shtate jemi pranuar”, ka thene Hoxha.

Shtate monologe, prej tyre kater nga Shakspeare dhe tre te tjere nga autore te ndryshem, do te bindnin jurine qe Hoxha te behej pjese e universitetit dhe teatrit. E vendimin per pranim do t’ia kumtonte Hoxhes edhe i pari i ketij universiteti, Richard Seer.

“Eshte kenaqesi qe t’ju njoftoj se jeni pranuar ne ‘The Old Globe-Universiteti i San Diegos’ ne programin e aktrimit, vitin tjeter”, ka shkruar Seer.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close