Kisha Ortodokse e Rusisë gati të dërgojë përfaqësuesin e saj në Kosovë

Hilarion Alfeyev

Kisha Ortodokse e Rusisë është gati të dërgojë në Kosovë peshkopin e saj. Një gjë të tillë ka deklaruar kreu për marrëdhëniet me jashtë në departamentin e patriarkut të Moskës.

“Ne e mbështesim një ide të tillë dhe ashtu siç kemi thënë edhe më parë, jemi gati të dërgojmë përfaqësuesin tonë në Kosovë”, ka thënë peshkomi Hilarion.

Sipas tij është situata në Kosovë është e komplikuar pasi disa manastire janë në territorin e shqiptarëve të Kosovës, të cilët janë armiq të Serbisë, popullit të saj dhe kishës.

“Çdo manastir ka rëndësinë e vet sa i takon sigurisë, sepse nuk është vetëm e rëndësishme për të mbrojtur trashëgiminë kulturore por edhe për edhe për të mbajtur murgj atje. Po bashkëpunojmë me Kishën Ortodokse të Serbisë, për të mbrojtur prezencën Ortodokse në krahinën e Kosovës dhe për të mbrojtur manastiret e mrekullueshme atje”, ka shtuar peshkopi Hilarion Alfeyev.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close