Maqedonia drejt shpërbërjes

Tensionet ndëretnike në mes sllavëve maqedonas dhe shqiptarëve etnikë mund të shkaktojnë federalizimin dhe shpërbërjen e mundshme të Republikës së Maqedonisë, thotë Krasimir Uzunov, analist dhe ish oficeri i inteligjencës.

Uzunov, i cili është ekspert i njohur për Ballkanin dhe ish-agjent i shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Bullgarisë komuniste, komentoi për Radion Nacionale Bullgare situatën në Maqedoni pas vrasjes së pesë personave afër Shkupit.

“Maqedonia defintivisht po shkon drejt federalizmit, konfederalizimit dhe shpërbërjes. ‘Kantonet’ kanë dalë pas luftës civile në vitin 2001. Guerilët shqiptarë kanë kryer spastrimin etnik në veri të maleve të Tetovës, veçanërisht në malin Sharr. Atje ka shumë pak njerëz që duan të jetojnë në fshatrat maqedonase ku kishat janë të djegura”, deklaroi Uzunov, transmeton Shqipmedia.

Ai pohon se më shumë se një dekadë pas marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001 – e cila de fakto i dha fund luftës civile të cilën e filluan guerilët etnikë shqiptarë – problemet midis sllavëve maqedonas dhe shqiptarëve etnikë po acarohen, shumë prej dispozitave të Marrëveshjes së Ohrit kanë dështuar dhe shumë prej tyre nuk janë zbatuar aspak.

“Një muaj para zgjedhjeve të fundit parlamentare në Maqedoni, katër partitë shqiptare dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp dhe e bënë të qartë se ata kishin agjendë të njëjtë, pavarësisht së cilës njëra prej tyre do të jetë në qeveri apo do të mbetet në opozitë. Një nga kërkesat e tyre është futja e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në të gjithë Maqedoninë. Kjo është ajo që është: shqiptarët po i kërkojnë të drejtat e tyre”.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close