Harper: Shqiptarët u dhanë besën hebrenjve gjatë Holokaustit

Në ceremoninë përkujtimore për Holokaustin e zhvilluar në Kanada, kryeministri kanadez, Stefen Harper ka përmendur Shqipërinë si shembull dhe model për mënyrën se si shqiptarët pritën dhe ndihmuan popullin hebre që përndiqej nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Duhet të mësojmë shumë nga ky shembull. Pas pushtimit të nazistëve në 1943, shqiptarët refuzuan të dorëzojnë listat e hebrenjve brenda kufijve të tyre. Ata i dhanë dokumenta false hebrenjve, në mënyrë që këta të fundit t’i shpëtonin përndjekjes”, u shpreh Harper.

Ai tha gjithashtu se Shqipëria ndihmoi jo vetëm shtetasit e saj hebre, por mirëpriti edhe shumë hebrenj të huaj. E si rrjedhojë shumë prej tyre shpëtuan”, tha kryeministri kanadez.

Ai tha se arsyeja e këtij shembulli të shkëlqyer është besa, kodi i nderit, i cili sipas Harper është kodi më i lartë etik në Shqipëri.

“Besa do të thotë fjalë për fjalë, të mbash premtimin që ke dhënë, të mbash fjalën. Zonja dhe zotërinj, ne duhet ta mbajmë këtë premtim. Kjo është kultura e nderit, të cilën ne duhet ta mbrojmë dhe ta përforcojmë, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në forumet ndërkombëtare kudo në botë”, u shpreh ai.

Në nisje të këtij rrëfimi për Shqipërinë, kryeministri kanadez nënvizoi se ekspozita e përgatitur nga Qendra Kombëtare për Kërkime mbi Holokaustin “Yad Vashem” tregon për shqiptarët myslimanë, që ndihmuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Kryeministri i Kanadasë Stefen Harper foli gjatë ceremonisë edhe për antisemitizmin si një fenomen negativ që po kërcënon shoqëritë e sotme.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button