Dita Kombëtare të të Pagjeturve në Kosovë, 1800 të humbur

Prishtinë, 27 prill 2012, ZSH – Në Kosovë sot shënohet Dita Kombëtare e të Pagjeturve. Nga numri i përgjithshëm i personave që llogariten si të zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë më 1999, kanë mbetur edhe 1800 njerëz, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë.

Prishtina dhe Beogradi deri tani kanë zhvilluar një sërë takimesh teknike për të ndihmuar në ndriçimin e këtyre rasteve, por rezultatet kanë qenë të pakta.

Dita Kombëtare e të Pagjeturve në Kosovë shënohet me një varg aktivitetesh. Shënimi i kësaj dite më 27 prill bëhet për faktin se në këtë datë, në vitin 1999, në fshatin Mejë të komunës së Gjakovës, forcat serbe patën vrarë dhe zhdukur 377 civilë shqiptarë të moshës 15 deri 75 vjeç.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close