Deputeti serb paralajmëroi vrasjen e 5-fishtë (VIDEO)

Kush qëndron pas vrasjes së pesëfishtë në Smillkovcë të Shkupit, zyrtarisht ende nuk dihet, por a janë strukturat të caktuara serbe ato që planifikuan vrasjen e pesëfishtë në Shkup, është kjo dilemë që hapet pas marrjes në shqyrtim të stenogrameve nga fjalimi i deputetit partisë progresive serbe, Dragisha Miletiq në seancën e datës 9 mars të Komitetit të marrëdhenie mes bashkësive entike. Alsat M ka arritur të sigurojë këtë stenogram të fjalimit të Miletiqit i cili kishte paralajmëruar dhe kërkuar nga deputetët që ta mbajnë në mend këtë fjalim të tij në të cilin thotë:
“Do të doja që kjo të jetë e fundit që ka ndodhur, por flitet, ndërsa kur populli flet ka diçka, paralajmërohen edhe aksione të reja të ngjashme, nga njerëz të cilët sigurisht nuk ia mendojnë të mirën Republikës së Maqedonisë dhe nuk kanë kuptim për progres dhe bashkëjetesë. Për këtë arsye edhe një herë dua të paralajmëroj, nuk dua që të jem vizionar, mos të na ndodhë, këtë dua që ta mbani në mend, mos të na ndodh diçka e keqe dhe e pa parashikuar në muajin e katërt”.

Alsat M tentoi të kontaktoi me deputetin Dragisha Miletiç, për të pyetur atë se çka ka dashur të thotë me atë se mund të ndodhin gjëra të padëshiruara në muajin prill, por ai ishte i pa kapshëm. Sipas burimeve tona, shërbimet e policisë janë interesuar për këtë fjalim të Miletiçit dhe kanë marrë në parlament video regjistrimin dhe stenogramet e fjalimit të Dragisha Miletiçit. Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski, i kontaktuar nga ALSAT M nuk deshi të japë detaje të reja rreth hetimit të vrasjes së pesëfishtë dhe mundësisë që të marrin parasysh këtë fjalim të deputetit Miletiç, por shtoi se policia është duke bërë punën e vet dhe duke vazhduar me hetimin për zbardhjen e plotë të vrasjes së pesëfishtë në Smillkovcë. (www.zgjohushqiptar.blogspot.com)

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close