Rexhepi kundër zgjedhjeve serbe: Policia kufitare të veprojë

Ministri i brendshëm Bajram Rexhepi e cilësoi të rëndësishëm deklarimin e Beogradit, i cili ka thënë se zyrtarisht nuk do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve lokale serbe, të cilat mund të mbahen edhe në Kosovë. Ai u shpreh skeptik, nëse Beogradi do të mbajë qëndrim. Këto komente Rexhepi i bëri pas takimit të sotëm në Prishtinë me homologun e tij turk, Naim Shahin. Ky i fundit shprehu gatishmërinë e qeverisë së tij të bashkëpunojë në fushën e sigurisë me Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhpi, kundërshtoi edhe njëherë zgjedhjet lokale të Serbisë në Kosovë. Në këtë kuadër ai tha se arrestimet e fundit të zyrtarëve serbë, të cilët kanë kërcënuar banorët serbë të Kosovës që të organizojnë dhe të dalin në zgjedhjet e Serbisë, nuk janë reciprocitet me Serbinë, por se ato kanë ndodhur për shkak se zyrtarët serbë kanë shkelur kushtetutën e Republikës së Kosovës. Këto deklarata ministri Rexhepi i bëri pas takimit që pati me homologun e tij turk, Naim Shahin. Me këtë rast, ministri Rexhepi kërkoi nga policia kufitare e Kosovës që të jenë më vigjilente.

“Policia Kufitare e Kosovës është e përgatitur dhe e paisur, por duhet të jetë më vigjilente që të mos ndodhin gjëra të tilla. Unë mund të them publikisht se sikur ne të kishim një synim për reciprocitet të arrestimeve edhe policia e jonë speciale ka mundur që t`i kidnapojë dy ose tre polic të tyre dhe të bëjmë një shou, por ai nuk është qëllimi ynë”, tha Rexhepi.

Me këtë rast, Rexhepi tha se e vlerëson deklarimin Beogradit zyrtar se nuk do të mbështesë apo nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve lokale të Serbisë që mund të mbahen edhe në Kosovë. Por ai u shpreh skeptik, nëse Beogradi do ta mbajë fjalën.
Ndërkaq, në takimin me ministrin e brendshëm turk Naim Shaihn, është theksuar nevoja për bashkëpunimin mes dy shteteve për çështjen e sigurisë. Ministri turk shprehu gatishmërinë e vendit të tij të ndihmojë Kosovën ne fushën e sigurisë, varësisht prej nevojave.

“Turqia është e gatshme që ta ndihmojë Republikën e Kosovës në avancimin e kuadrove të reja. Ne me ministrin Rexhepi biseduam edhe rreth trajnimit të prestarëve të policisë së Kosovës, sidomos në fushën e përgatitjes së kuadrove për pilot helikopterësh”, tha Shahin.

Me këtë rast u tha se Turqia do të ndihmojë edhe në fusha të tjera Republikën e Kosovës. Ministri i brendshëm turk ka zhvilluar takime të ndara edhe me presidenten Atifetet Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe me ministrin e administratës publike, Mahir Jagxhillar.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close