Qeveria “kursen” për shqiptarët në veri

Banesës ku kanë jetuar me dekada të tëra, te lagjja “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicën veriore, i është vënë dryni, ndërsa ndër gjërat e pakta që kanë marrë me vete janë rrobat për vajzën e tyre gjashtëmuajshe. Derisa më shumë se gjysma e anëtarëve të familjes janë vendosur te të afërmit e tyre në jug të Mitrovicës, nusja më e re e kësaj familje, Sh. F. së bashku me foshnjën e saj, është detyruar të kthehet te babai i saj.

Jeta e kësaj familjeje edhe ashtu e vështirësuar nga kushtet e rënda ekonomike dhe mungesa e sigurisë, kohën e fundit është bërë edhe më e rëndë. Të tetë anëtarët që kanë jetuar në një banesë relativisht të madhe pas vrasjes së fqinjit të tyre, Selver Haradinaj, janë detyruar të largohen nga vendbanimi i tyre.

“Kur ne jemi larguar ka qenë situata shumë e rëndë. Në mbrëmje janë larguar shumë familje nga shtëpitë e tyre. Unë jam me fëmijë të vogël, jam larguar menjëherë. Tash për tash jam në Vushtrri te baba, por mendoj që të kthehem, sepse nuk kam zgjidhje tjetër. Nuk po mund të rrijmë nëpër dyer të huaja, nuk po mund të rehatohesh, bile unë e kam shumë të vështirë që kam edhe fëmijë të vogël”, thotë nusja Sh. F., e cila preferon që të mos i dalë emri në gazetë.

Ajo tregon se bashkëshorti i saj herë pas here qëndron te miqtë e tij dhe herë te të afërmit tjerë, ndërsa anëtarët tjerë të familjes janë shpërndarë, siç thotë ajo, kush ku ka mundur. “Ne jemi tetë anëtarë. Janë dy vëllezër, burri dhe kunati, që të dytë punojnë punë fizike. Askush nuk është duke u marrë me ne, as Komuna as Qeveria, e nëse situata nuk përmirësohet ne duhet të bëjmë një zgjidhje më afatgjatë sepse nuk mund të rrimë gjithmonë me tremë e me stres”, nënvizon ajo.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close