Sfilatë Kuq e Zi për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë

Gecjan Fashion Group sjell sfilatën e parë me kreacione KUQ e ZI në Kosovë

Me rastin e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Agjencioni me i madh shqiptar i modës “Gecjan Fashion Group”, do të organizoj Spektakël të Modës, ku do të sfilojnë modelet të njohura, me kreacione të kreatorëve më të njohur shqiptarë, të cilët do të stilojnë veshje veçanërisht për këtë sfilatë.

Projekti synon të inkurajoj Kreatorët shqiptarë të krijojnë veshje me motive kombëtare. Veshjet që stilohen duhet patjetër të përfaqësojnë vlerat tradicionale dhe të jenë të dizajnuara me ngjyrat e flamurit kombëtar, kuq e zi.

Qëllimi i kësaj sfilate është të nxjerr në pah vlerat më të mira të veshjeve me motive kombëtare të kombinuara me elemente modern, që do të dizajnohen nga kreatorët shqiptarë, enkas për këtë sfilatë mode. Në këtë kuadër synohet të avancohen trendet e veshjeve me elemente kombëtare, kuq e zi.

Skenografia gjatë kësaj mbrëmje do të jetë e dizajnuar me elemente dhe ngjyra tradicionale.

Mysafirët dhe gjithçka tjetër do të jetë e veshur me ngjyrat kuq e zi.

Konkursi tashmë është i hapur për kreatorët nga mbarë trojet shqiptare që të prezantojnë krijimet e tyre, kuq e zi.

Kreatorët janë të obliguar që krahas kreacioneve për të rritur, të dizajnojnë edhe një veshje për fëmijë, po ashtu me motive kombëtare dhe ngjyra kuq e zi.

Gjatë këtij spektakli do të performojnë këngëtarë të njohur të estradës shqiptare me këngë që përfaqësojnë vlerat tradicionale të muzikës sonë.

Sfilata me kreacione Kuq e Zi do të shoqërohet me muzikë live me motive kombëtare.

Spektakli do të jetë i mbushur edhe me surpriza të tjera të elementeve tradicional modern, në kuadër të festës së madhe mbarëshqiptare, 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në fund të këtij spektakli do të ketë një koktej rasti me ushqime tradicionale shqiptare. 

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close