Vlorë, Gjyqtari i Topit mbyll dosjen, Bollano pafajësi pa gjyq si Mediu e Basha

Gjyqtari Halucaj (majtas), Bollano (djathtas)

Vlore – Skender Halucaj, një nga gjyqtarët e emëruar nga presidenti i Republikës në gjykatën e Vlorës muajt e fundit, ka firmosur vendimin me të cilin i jep pafajësinë ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasillaq Bollano.

Më 19 prill 2012, gjykata ka vendosur të pushojë akuzat ndaj ish-kryetarit të bashkisë se Himarës, Vasillaq Bollano dhe katër zyrtarëve të tjerë të cilët ishin akuzuar se kanë hequr talebat në gjuhën shqipe të vendosura në rrugën Vlorë-Himarë, citon lajmifundit.com. Bollano dhe zyrtarët e administratës së tij, akuzoheshin nga prokuroria për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

“Ndjekja penale nuk mund të vazhdojë, ka qenë argumenti me të cilin gjykata e Vlorës ka vendosur pushimin e akuzës ndaj Bollanos, argument ky i njëjtë me termin e përdorur nga gjykatat në rastin e Fatmir Mediut tek çështja Gërdeci dhe Lulzim Bashës tek çështja Durrës-Kukës.

Vendimi për Bollanon u dha në një seancë të çuditshme pasi gjyqi ishte ndërprerë që në vitin 2009.

Shkak ishin dorëheqjet e njëpasnjëshme të gjyqtarëve por zgjidhja mesa duket është gjetur me gjyqtarin Skënder Halucaj, i cili ka pasur një karrierë të diskutueshme tek Avokati i Popullit dhe së fundi, pak muaj më parë u dekretua nga presidenti Topi në Vlorë. Ai ka vendosur pushimin e çështjes pasi sipas tij çështja nuk mundët të vazhdojë.

Vendimi është shpallur pa hapur fare dosjen e paraqitur nga prokuroria. Këshilli i Lartë i Drejtësisë ende nuk ka bërë ndonjë lëvizje për të verifikuar rrethanat e vendimit të gjykatës së Vlorës.

Mesa duket në këtë mungesë vëmendje ka ndikuar debati i ashpër i ditëve të fundit mes presidentit dhe maxhorancës për zgjedhjen e nënkryetarit të ri të KLD-së.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close