Ejani të këndojmë këngët tona shqiptare

Xhek Preçetaj
Të gjithë i duan dhe i këndojnë deri në orët e para të mëngjesit çdo fundjavë. Këngët në gjuhën shqipe për të rinjtë janë kthyer në tendencë në lokalet e natës. Quhet fenomeni karaoke.

Fillohet me këngët melankolike që kanë bërë historinë e muzikës shqiptare dhe përfundojnë në këngët patriotike, ku dhe gjaku i të rinjve vëlon sidomos me këngën “Xhamadani vija- vija”. “E gjithë mbrëmja është e animuar në mënyrë të tillë që këngët të jenë të gjitha 100% shqiptare. Askush kur vjen në mbrëmjet tona të karaokes nuk e ka vëmendjen të këndojë muzikë të huaj, por të gjithë duan këngët shqiptare”, tregon për “Shekullin”, Marsel Zadrima, një prej organizatorëve të mbrëmjeve me karaoke në Tiranë.

Por çfarë mendojnë të rinjtë, të cilët nuk janë profesionist, por këndojnë me zemër këngët shqiptare. Gjergj Xhabija është një ndër frekuentuesit më të rregullt të këtyre karaokeve dhe thekson se nuk mundet ta mendojë fundjavën pa këngët shqiptare. “Sa herë që kam në plan për të dalë natën, destinacioni im është ambienti me karaoke. Kjo vjen nga dëshira ime e madhe për muzikën dhe mënyrën se si përcillen këngët shqiptare tek brezat e rinj, pasi siç dihet protagonizmi është kryefjala e një karaokeje. E veçanta është se kur ti këndon e dëgjon zërin tënd dhe të tjerët të dëgjojnë ty duke kënduar, të bëjnë të ndihesh mirë dhe që të duash të këndosh përsëri. Unë dhe miqtë e mi e frekuentojmë këtë lloj jete nate dhe tani na është bërë pjesë e pandarë e aktivitetit të fundjavës”, pohon Gjergj Xhabija.

Klientët e e karaokes
“Janë afërsisht 500-600 persona në natë të cilët zgjedhin të argëtohen në ambientet tona me muzikën karaoke. Kjo edhe për mënyrën e veçantë të argëtimit. Një i ri i cili ka ardhur për t’u argëtuar në lokal, ka mundësinë e tij për të kënduar një këngë sipas dëshirës. Në këtë mënyrë ai argëtohet vetë, argëton miqtë e tij, por edhe ato qindra persona të tjerë që nuk e njohin. Kjo është e veçanta e karaokes sepse këngëtarët nuk janë profesionist, por janë njerëz të thjesht”,- pohon Marsel Zadrima. Gjithashtu ai tregon se këto mbrëmje janë të preferuara edhe për personalitet dhe njerëz të njohur. “Në këto mbrëmje janë të pranishëm edhe njerëz të njohur. Për shembull këngëtarë të ndryshëm, zgjedhin të argëtohen me ne. Mundet të kujtoj këtu që pak kohë më parë ishte Shpat Kasapi dhe Genta Ismajli, por edhe këngëtar shumë të njohur si Kastriot Tusha. Gjithashtu edhe personalitete nga bota e politikës etj. Edhe këtu këta personalitete përgjithësisht vihen përball provës së këngës, pasi performojnë për ato qindra të rinj të cilët këndojnë së bashku me të dhe vallëzojnë nën ritmet e muzikës”, pohon Marsel Zadrima.

Këngët shqiptare
Tashmë duket qartë se këto mbrëmje janë një promovim i mirëfilltë i muzikës shqiptare. Sipas organizatorit Marsel Zadrima janë mbi një mijë të rinj që shpenzojnë një prej mbrëmjeve të tyre, vetëm duke kënduar dhe vallëzuar nën ritmet e muzikës shqiptare është diçka shumë e bukur dhe e veçantë.

Por për të arritur deri këtu, sipas tij, nuk ka qenë e lehtë. “Duhet të përgatisnim muzikën shqiptare në versionin e karaokeve sepse ideja ishte që duhej orkestruar kënga. Por me anë të ndihmës së orkestrusve të njohur, mjeshtrave të muzikës shqiptare, ne arritëm që të kthenim në versionin karaoke deri më sot afërsisht 1 200 këngë shqiptare. Këngët vijnë përgjithësisht nga tre festivalet më të mëdha të vendit, Kënga Magjike, Festivali Kombëtar dhe Top Fest”, pohon Marsel Zadrima, duke shtuar se preferencat janë edhe për këngët popullore si edhe këngët moderne me kategoritë e tyre, nostalgjike apo me ritëm të lartë. Me sa duket, karaokja më shumë se sa një fenomen i shkëlqyer i argëtimit e të rinjve përgjatë jetës së natës, mundet ta thuash me bindje se po kthehet në një promovues të fuqishëm i muzikës shqiptare.

Fillimet
Ky lloj argëtimi apo siç njihet ndryshe nëpër botë, fenomen muzikor ka ardhur shumë më vonë se në vendet e evropës dhe botës. “Ky fenomen muzikor është përhapur në botë, vite më parë, ndërkohë në Shqipëri ai ka ardhur shumë më vonë. Në vitin 2005 njëri prej lokaleve në kryeqytet tentoi të organizonte një mbrëmje me anë të karaokes. Por me muzikë të huaj, pasi në atë kohë nuk kishte asnjë këngë shqiptare të kthyer në formatin e karaokes. Këto mbrëmje patën një interes dhe pëlqim të madh të publikut vendas. Në vitin 2007, unë së bashku me bashkëshorten time, vëllain dhe të fejuarën e tij, vendosëm që të krijonim edhe këngët e para shqiptare në formatin e karaokes, gjithashtu të krijonim edhe “Magic 4”, i cili do t’i shërbente të gjithë shqiptarëve me muzikë karaoke shqiptare”, tregon Marseli. “Këto mbrëmje patën një zhvillim tepër të madh, pasi sot janë tepër të pëlqyera nga të rinjtë e kryeqytetit. Gjithnjë ka ardhur në rritje interesimi për karaoken dhe nuk është zbehur asnjëherë”.

Mbrëmja e karaokeve, këngët patriotike ndezin të rinjtë
Mbrëmja e karaokes është e tëra e pushtuar nga muzika dhe argëtimi. Por e veçanta këtu qëndron se nuk ka një dj, i cili vendos muzikën me anë të disqeve apo një këngëtar që performon live. Këtu janë vetë të rinjtë ata që performojnë live në këto mbrëmje. “Në këto mbrëmje nuk këndon një këngëtar profesionist, por këtu këndon një person nga publiku. Mbrëmja e karaokes ka disa etapa si për shembull, në fillim të mbrëmjes këndohen këngë melankolike, më pas në etapat në vijim fillojnë këngë më ritmike duke pasur një maksimum pikërisht në këngën e “Xhamadani vija- vija”. Por gjithashtu edhe klientela ndryshohet, ku rreth orës dy të natës ikën një grup dhe vjen një grup tjetër, i cili vazhdon edhe për katër orë të tjera, deri rreth orës gjashtë të mëngjesit”, pohon organizatori, Marsel Zadrima.

Ky lloj argëtimi sipas tij apo siç njihet ndryshe nëpër botë, fenomen muzikor në vendin tonë ka ardhur shumë më vonë se në vendet e evropës dhe botës. “Ky fenomen muzikor është përhapur në botë, vite më parë. Në vitin 2005 njëri prej lokaleve në kryeqytet tentoi të organizonte një mbrëmje me anë të karaokes. Por me muzikë të huaj, pasi në atë kohë nuk kishte asnjë këngë shqiptare të kthyer në formatin e karaokes. Këto mbrëmje patën një interes dhe pëlqim të madh të publikut vendas”, pohon Marsel Zadrima. Sipas tij në vitin 2007 së bashku me bashkëshorten dhe vëllain e tij kanë vendosur që të krijojnë edhe këngët e para shqiptare në formatin e karaokes. “Këto mbrëmje patën një zhvillim tepër të madh, pasi sot janë tepër të pëlqyera nga të rinjtë e kryeqytetit. Gjithnjë ka ardhur në rritje interesimi për karaoken dhe nuk është zbehur asnjëherë”, pohon Marsel Zadrima.

Pasionin për të kënduar arrij ta realizoj vetëm fal karaokes
Teuta Dupi
“Kam vite që i frekuentoj këto ambiente dhe gjithashtu këndoj thuajse gjithnjë sa herë që marrë pjesë në to. Kam frekuentuar edhe lokale me muzikë latine, live etj, por këngën e kam pasionin tim dhe prandaj shkoj dhe zgjedh për të kënduar vetë në karaoke. Ka shumë këngë që më pëlqejnë, për shembull këngët e momentit, ato nostalgjike, etj. Unë personalisht ndihem shumë mirë kur këndoj në këto ambiente. Kjo për faktin se është një pasion që e kam qysh fëmijë dhe që mund ta realizoj pa asnjë ndrojtje pikërisht në këtë ambient kaq të veçantë. Këto këngë janë një mënyrë e mirë e promovimit të muzikës shqiptare, madje edhe shumë këngëtar zgjedhin pikërisht karaoket për t’i promovuar më së mirë këngët e tyre”.

  Anisa Rustemi, psikologe
Anisa është një nga ato qindra të rinj që zgjedhin pikërisht karaoken për t’u argëtuar përgjatë fundjavës. Ajo punon si psikologe, por më parë ka qënë edhe modele.

1-Sa shpesh i frekuentoni karaoket dhe sa herë këndoni?
Shkoj çdo fundjavë në ambiente me karaoke. Këndoj shumë shpesh kur shkoj në këto mbrëmje.

2-Përse pikërisht mbrëmjet me karaoket dhe jo një ambient tjetër?
Zgjedh karaoket sepse ky lloj argëtimi të jep mundësinë të bëhesh protagoniste. Gjithashtu është edhe fakti se e adhuroj muzikën shqiptare më shumë se çdo lloj rryme tjetër muzikore.

3-Cila është kënga që ju pëlqen më shumë?
Të gjitha këngët më pëlqejnë por do të veçoja ndër to këngët e folklorit shqiptar që nuk mungojnë asnjëherë.

4-Mendoni se karaoket me këngë shqiptare, janë një mënyrë e mirë promovimi të muzikës shqiptare?
Po, pasi është një mundësi shumë e mirë për promovimin e muzikës shqiptare, gjithashtu i mundëson brezit të ri njohjen me muzikën e vjetër.

“Xhamadani Vija Vija”
Ndër 1 200 këngët shqiptare që këndohen nëpër këto mbrëmje karaokesh, “Xhamadani vija- vija” është edhe kënga më e preferuar nga të rinjtë. “Kjo këngë tregon edhe kulmin e mbrëmjes. Në moment që në sfond vihet kjo këngë mundet të shohësh shumë lehtë përreth dhe të kuptosh impaktin që ka ajo tek publiku. Është më e dashura për to”.

Ku dhe kur ka lindur karaokja?
Nuk dihet saktë se ku ka lindur ky fenomen muzikor. Në vitet ’60 grupe të ndryshme mendojnë se është krijuar në Amerikë, ndërsa grupe të ndryshme në Japoni. Por, ajo që është e sigurt, është fakti se Japonia është vendi i cili e ka perfeksionuar këtë fenomen. Ai fillimisht është vendosur në një bar të vogël ku një grup i vogël miqsh, me një mikrofon në dorë dhe me një ekran ku shfaqeshin fjalët, çdokush mundet ta ndjente veten këngëtar. Më pas në vitin 2005 ky fenomen ka ardhur edhe në Shqipëri.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close