Vekariç kërcënon shqiptarët e kosovës: Do ketë arrestime të tjera

Zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekariç, ka thënë se “qytetarët e Kosovës, të dyshuar për krime lufte, duhet të jenë të kujdesshëm, sepse i pret arrestimi sipas urdhër-arresteve sekrete të Serbisë”.

“Ne kemi ende të dyshuar për krime lufte”, ka thënë Vekariç për REL në gjuhën serbe, duke refuzuar të përgjigjet se cili është numri i personave të tillë.

Për akuzat për krime lufte kundër Mark Koshnjetit, ai thotë se “ato janë të bazuara dhe se shumë shpejtë do të vërtetohen nga dëshmitarët”.

“Do të vijnë shumë dëshmitarë, që do të bëjnë identifikimin. Kjo do të bëhet nesër, pra atëherë do të keni informacione të reja”, ka thënë Vekariç.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close