Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Trekëndëshi i Bermudës dhe Kosova e vjetëruar

Ilir Izeiri

Ismail Kadare, miti i letërsisë dhe kulturës shqiptare, e ka përcaktuar pa asnjë mëdyshje se fati politik kulturor e social i shqiptarëve në Ballkan është ngjizur nën efektin vrastar e tragjik të trekëndëshit metaforik të Bermudës. Po të vështrosh prapa në histori dhe po të shohësh atë që ndodh sot, të ngjan se ne gjendemi në vorbullën e asaj që njihet me emrin “Trekëndëshi i Bermudës”, kulmet e të cilit janë Turqia, Serbia dhe Greqia. Këtë tri shtete kurrë nuk i kanë mirëkuptuar shqiptarët dhe kurrë nuk i kanë pranuar ata si fqinj realë. Ajo që po ndodh sot vërteton pikërisht këtë paradigmë.

Në Veri të Kosovës vriten shqiptarë, në Maqedoni ka kohë që po vlon histeria antishqiptare. Grekët nuk heqin dorë kurrë nga territori ynë dhe tani ata duan det në Jug të vendit. Turqia është e çmeritur dhe nuk e pranon kurrë se ne jemi të ndryshëm nga ata, se ne dhe gjuha shqipe, siç thotë përsëri Kadare, nuk e ka ata prapashtesën fatale “llëk”. Është e paimagjinueshme se si në këta 600 vjet, pra që nga kontakti i parë i osmanëve me shqiptarët, këta të fundit nuk arrijnë të kuptojnë se ne jemi të ndryshëm nga ata, se ne jemi evropianë dhe kemi gjuhë e kulturë të ndryshme.

Otomanët janë të vetmit në historinë e qytetërimit botëror që ndaluan dhe dënonin me vdekje cilindo që përdorte gjuhën shqipe në vitin 1779, ndërkohë që merrnin në mbrojtje gjuhën greke. Mirëpo nëse ti sot nis e artikulon këto të vërteta, nga Kosova, për fat të keq, të vjen duhma turkoshake e ca pseudointelektualëve që identifikohen me turçeninë. Më kujtohet kur para disa kohësh nisi debati atje se përse kosovarët e duan Berishën dhe nuk e pëlqejnë Ramën.

Mendimi i shumicës ishte emri Sali Ramë Berisha, pra shenja myslimane. Tani që Sali Ramë Berisha po u bën kosovarëve atë që ua bënte serbi, tani që ai vjedh bashkë me serbët dhe dënon me varfëri Kosovën, kosovarët përsëri e duan sepse ai quhet Sali Ramë Berisha. Unë e dua Shqipërinë, e dua edhe Kosovën por nuk e dua kurrë bashkimin me këta kosovarë që edhe kur serbi i përdhunon me ndihmën e Sali Ramë Berishës, ata, ashtu si nën efektin e nargjilesë, dridhen nga afshi i kënaqësisë. Jo, këtë Kosovë mbajeni për vete, të dashur bashkëpatriotët e mi shqiptarë të Kosovës.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button