“Serbia synon destabilizimin e rajonit”

“Nuk lejuam që Serbia të na i prish marrëdhëniet ndëretnike. As maqedonasit e as shqiptarët nuk duan destabilizim të Maqedonisë. Po shihet fare mirë se kush dëshiron destabilizim të rajonit”, është shprehur diplomati maqedonas Sllobodan Çashule.

Ai e mbështet këtë qëndrim me spekulimet e bëra në mediet serbe lidhur me vrasjen e pesë maqedonasve në Shkup.

Analisti ka bërë një deklaratë të tillë për gazetën maqedonase “Zhurnal Plus”. Sipas tij, qytetarët arritën të mbajnë një qëndrim të unifikuar duke i bërë secilit me dije se krimi nuk ka ngjyrë etnike.

“Shoqëria jonë tregoi pjekuri, maturi, dhe të gjithë qytetarët bashkë pa dallim shqiptarë, maqedonas, turq e të tjerë qëndruam dhe e menaxhuam mirë situatën pas vrasjes së pesëfishtë në Smillkovç të Shkupit”, ka thënë Çashule.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close