Pritje Speciale. Mirë se erdhe në shtëpinë tonë presidenti ynë (VIDEO)

Një pritje speciale ishte organizuar për presidentin shqiptar Bamir Topi sot në selinë e PDSH-së në Tetovë.

Duke parakaluar në qilimin e kuq, të shtruar enkas për Presidentin Topi, para qindra qytetarëve, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi i uroi mirëseardhje presidentit Topi me mesazhin “Mirëserdhe President, në shtëpinë e juaj dhe tonën”.

“Ky është një moment shumë emocional dhe shumë i veçantë në jetën time. Sa herë vij këtu në Tetovë gjithmonë jam drejtuar me shumë dashuri. Gjatë vizitës time zyrtare në Maqedoni, besoni ky është një nga momentet më të bukura. Pavarësisht se neve historian a ka ndarë me një kufijtë administrativ, zemra jonë rreh me të njëjtin ritëm. Kemi të njëjtën gjuhë, kemi të njëjtën kulturë, të njëjtat zakone, kombi jonë këtë vit mbush 100vjet në sensin e krijimit të shtetit shqiptar, sepse kombi jonë është i lashtë sa vet jeta. Kombi ynë i lasht, me një histori jashtëzakonisht të çmuar, na ka bërë të jemi fisnik të jemi bujar, të dashur dhe ti rezistojmë sfidave të historisë. Viti i 100-të i themelimit të shtetit shqiptar është padyshim një festë dhe një krenari për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mal të zi, Preshevë e diasporë. Natyrisht Shqipëria dhe Maqedonia sot jetojnë në një periudhë tjetër ku na merrte malli të shohim njëri tjetrin. Dëshiroj publikisht të falënderoj zoti Menduh Thaçi, i cili ka qenë gjithmonë shumë pranë jo vetëm në raste të bukura, por edhe në raste të vështira”, theksoi presidenti Topi.

Ai tha se shqiptarët janë shumë pranë një ëndrre të përbashkët, ëndrra e integrimeve euro-atlantike.

“Sot është një ditë shumë e veçantë, sepse vijmë në Maqedoni dhe diskutojmë edhe për Shqipërinë edhe për Kosovën dhe Kosova sot është një realitet i ri që na bën të krenar gjithëve, me të njëjtën ndjeshmëri, dhe të gjithë së bashku të festojmë 28 Nëntorin e vitin 2012 që përkon me 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, duke u bërë më entuziast, duke përkujtuar të gjithë ato figura të mëdhaja të kombit shqiptar që i kanë dhënë prestigj, i kanë dhënë dinjitet, dhe na kanë bërë të ndjehemi sot krenar më shumë se kurdoherë. Ju falënderoj shumë për mirëpritjen, uroj të jeni në harmoni dhe gjithë së bashku të jeni pjesë e një mentaliteti evropian. Kjo është e ardhmja e jonë”, ka përfunduar Presidenti Topi.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close