New Europe: Berisha akuzohet për komplot me biznesmenin serb të energjisë

Ky është artikulli i botuar nga gazeta New Europë, që njihet edhe si Gazeta Politike Europiane. Prej 19 vitesh ajo ofron artikuj sa i përket politikave dhe çështjeve të BE

Lideri socialist i opozitës, Edi Rama, i bëri thirrje kryeministrit shqiptar që të sqarojë pse operatori shtetëror i transmetimit të energjisë ka bllokuar tenderin për ndërtimin e një linje energjie mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama akuzoi më 17 prill qeverinë se ka bllokuar projektin për të përfituar tregtarët serbë të energjisë që dyshohet se kanë lidhje me familjen e Berishës. Linja e transmisionit është një projekt i konsideruar si kyç për Shqipërinë e Kosovës, dy vende importuese neto të energjisë që paguajnë qindra miliona euro çdo vit.

E përditshmja e Prishtinës, Zëri, raportoi se biri i kryeministrit shqiptar, Shkëlzen Berisha, u takua me përfaqësues të kompanive serbe të tregtimit të energjisë në mënyrë që të bllokohej projekti. Si kryeministri, ashtu dhe biri i tij kanë hedhur poshtë akuzat dhe e kanë quajtur raportimin e Zërit si të pavërtetë.

Dy kompani u futën në garë për projektin. Dalekovod i Kroacisë ofroi 36 milion euro për ndërtimin e linjës dhe boshnjakja Energo Invest 29 milion euro. Firma kroate, oferta e së cilës ishte më e lartë, u përzgjodh, por operatori shqiptar i transmetimit të energjisë refuzoi të nënshkruante marrëveshjen.

Zëri raportoi se Shkëlzen Berisha arriti një marrëveshje me mogulin tejet kontrovers të energjisë, serbin Vuk Hamoviç, dhe me biznesmenin boshnjak, Damir Fazlliç, që dyshohet si një mik i familjes Berisha.

E vetmja mënyrë për Kosovën që të importojë energji shkon përmes Serbisë, duke i thënë efektivisht operatorëve serbë të transmetimit monopolin.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button