Gruevski: Nëse vrasësit janë shqiptarë, s’mund të akuzohen gjithë shqiptarët

Shkup, 20 prill 2012, ZSh – Kryeministri Nikolla Gruevski ka apeluar që të mos drejtohen akuza në drejtim të një populli apo etniteti të tërë lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Shkup.

“Në rast se vrasësit janë maqedonas nuk mund të jenë fajtorë të gjithë maqedonasit, në rast se janë shqiptarë nuk do të thotë se janë fajtorë të gjithë shqiptarët. Këtë e dëshirojnë ata që nuk i`a duan të mirën Maqedonisë. Duhet të përgjigjet ai që ka kryer krimin, për shkak se akte të tilla monstruoze ndodhin në shumë shtete”, deklaroi Gruevski mbrëmë në një tribunë të partisë së tij VMRO-DPMNE me qytetarët e komunës Aerodrom në Shkup.

Sipas tij, shumë individë dhe politikanë po tentojnë që nga kjo tragjedi të bëjnë spekulime dhe trazira të mëdha midis qytetarëve si dhe tensione dhe përleshje ndëretnike. “Do të vij koha dhe fuqimisht besoj se do të kapen autorët dhe pavarësisht se cilit etnitet i takojnë, ata do të përgjigjen para ligjit”, theksoi Gruevski.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close