Goditet kazerma ushtarake maqedone në Tetovë, përgjegjësinë e merr Armata Shqiptare

Në orët e vona të natës së datës 20 prill 2012, njësitë të AÇTOSH-it kanë kryer një aksion kundër kazermës më të madhe ushtarake sllavo-maqedonase në lagjen Drenovë të Tetovës. Janë shkaktuar dëme materiale, kurse nuk janë regjistruar viktima.

Lidhur me këtë raportim, për Shtabin e Përgjithshëm të Armatës për Çlirimin e Trojeve të Okupuara Shqiptare (AÇTOSH), ka lëshuar një komunikatë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Kushtrim Mitrovica.

“Të revoltuar për talljet e ministres sllavo-maqedonase të Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e cila e mori nëpër këmbë ultimatumin tonë, përmes këtij aksioni kërcënues të drejtpërdrejt, ne treguam se nuk do të lejojmë që okupatori sllavo-maqedonas të tallet me ne dhe as me popullin shqiptar”, – thotë Mitrovica.

Kurse paralajmëron: “Okupatori sllavo-maqedonas duhet të dijë se: o tërhiqet nga trojet shqiptare, o… do ta merr lumin”.

Njëkohësisht Mitrovica thekson se “ultimatumi nuk është vepër e një organizate të vetme, por duhet të jetë akt i të gjithë kombit shqiptar dhe lëvizjes së tij kombëtare.

Ndaj, i bëjmë thirrje i tërë popullit shqiptar, sidomos të gjithë luftëtarëve të ish ushtrive çlirimtare dhe organizimeve luftarake ekzistuese që të na bashkohen në organizimin e aksioneve të ardhshme e të betejave çlirimtare në Kryengritjen e Përgjithshme Antikoloniale, kundër okupatorëve të trojeve shqiptare, sepse mjaft duroi populli shqiptar nën zgjedhën sllavo-greke”.

“Dalja jonë në skenë, pas një viti heshtjeje, mbështetet edhe në filozofinë kombëtare të bashkimit të të gjithë potencialeve politike, diplomatike dhe luftarake për të arritur suksesin përfundimtar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare: Ribashkimin e Shqipërisë.

I kërkojmë detyrimisht faktorit politik kombëtar, sidomos Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëshqiptar, i udhëhequr nga gjen. Kudusi Lama, të vazhdojë përpjekjet për organizimin e Kuvendit Mbarëshqiptar, duke dalë edhe me një Platformë politike udhëheqëse të Luftës Antikoloniale Çlirimtare që ka filluar të zhvillohet në trojet shqiptare. Vetëm të bashkuar në një llogore të vetme do të jemi të pamposhtur”, – thotë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Kushtrim Mitrovica. e.t/noa.al

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close