Boksierët shqiptarë të kosovës ftohen në Bosnje

Rrallë herë ndodh që Federata e Boksit e Bosnjës dhe Hercegovinës të organizojë turne të ndryshëm ndërkombëtarë e mos t’i ftojë boksierët kosovarë, ani pse Kosova ende nuk njihet nga shteti boshnjak. Së fundmi, boshnjakët i kanë dërguar dy ftesa në Federatën e Boksit të Kosovës (FboxK) për pjesëmarrjen e boksierëve kosovarë në dy turne ndërkombëtarë.

“E para, për turneun ndërkombëtar për juniorë ‘Mostari 2012’, i cili mbahet nga 24 deri më 29 prill dhe është në kalendarin zyrtar të Federatës Ndërkombëtare të Boksit (AIBA). Kosova paraqitet me boksierët: Visar Rexhepi (60 kg), Armend Xhoxhaj (81 kg), Krijon Shehaj (81 kg)”, thuhet në një njoftim të FboxK, ku theksohet se në këtë turne është ftuar edhe gjyqtari i njohur kosovar me licencë ndërkombëtare Latif Demolli.

“E dyta, turneu përkujtimor ndërkombëtar ‘Hakija Turaljiç’, që mbahet për seniorë dhe është në kalendarin zyrtar të Federatës Ndërkombëtare të Boksit (AIBA). Turneu mbahet nga data 10 deri më 13 maj, në të cilin marrin pjesë boksierët më të mirë të shteteve

të ndryshme evropiane dhe disa prej tyre kanë të siguruar edhe normën olimpike për në ‘Londra 2012’. Kosova do të përfaqësohet me boksierë më të mirë: Liridon Zeqiri (60 kg), Burim Hasani (64 kg), Arijan Gashi (69 kg). Edhe në këtë turne drejtësinë do të ndajë gjyqtari ndërkombëtar i AIBA-s, Latif Demolli”, theksohet më tej në njoftim.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close