Haxhinasto reagon për skandalin me gjyqtarët në kufirin grek: Kemi nisur veprimet respektive

Edmond Haxhinasto

Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto ka reaguar lidhur me mos lejimin e kalimit të kufirit grek nga autoritetet e shtetit helen. Haxhinasto ka reaguar nga Brukseli ku ndodhet në takimin e ministrave të Jashtëm dhe të Brendshëm të vendeve anëtare të NATO-s.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka mënyrat, procedurat diplomatike me të cilat ajo komunikon me Greqinë apo me çdo vend tjetër kur ka çështje të një natyre të tillë. Do të thoja dhe do të garantoja gjithkënd se, Ministria e Punëve të Jashtme, me marrjen e këtij informacioni dhe njohjen e problemit, ka filluar veprimet e saj respektive të cilat, do t’ja lemë kohës dhe do të shohim se sa efikase do të jenë”, është shprehur Haxhinasto.

Një ditë më parë, autoritetet greke kthyen në kufij Entela Priftin, Afërdita Maho dhe Brunilda Malo, me argumentin se rezultojnë persona të padëshiruar dhe të rrezikshëm për vendin dhe sigurinë e shtetit grek.
Këto tre gjyqtare janë përfshirë në dhënien e vendimit të çështjes “Baboshtica” ku kreu i Omonias për qarkun e Korçës, Naum Disho u shpall fajtor për dëmtimin e varrezave gjatë ndërtimit të një memoriali për dy ushtarë grek.

Një skandal i tillë vjen kur së fundmi Haxhinasto ishte shprehur po Ministria e Jashtme po bën përpjekje për zgjidhjen e problemeve për çamët, të cilët nuk lejohen të hyjnë në territorin e Greqisë. /F.Stafa/

*   *   *

PDIU: Ndalimi i gjyqtarëve që dënuan Dishon, hakmarrje e ulët e Greqisë

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar sot për “dënimin” që po u japin autoritetet greke gjyqtarëve që kanë dhënë vendimin për Naum Dishon, duke mos i lejuar të  kalojnë kufirin, me argumentin se përbëjnë rrezik për rendin kushtetues.
Përmes një deklarate për shtyp, PDIU e cilëson kthimin e gjyqtarëve që dhanë vendimin për kreun e OMONIA-s një hakmarrje të ulët ndaj zyrtarëve të drejtësisë shqiptare, të cilët në mënyrë të ligjshme kanë dënuar shkelësin e ligjit.

“Ky veprim i ulët është një përshkallëzim i sjelljes aspak dinjitoze të deritanishme të autoriteteve kufitare greke ndaj shtetasve shqiptarë që kanë lindur në trojet autoktone shqiptare të Çamërisë flet për një axhendë të qartë shoviniste qe po përvijohet në nivele shtetërore greke që vë në pikëpyetje jo vetëm fqinjësinë e mirë në rajon por edhe nivelin e modernitetit të këtij shteti. A mos vallë edhe kësaj radhe bëhej fjalë për një rast të ngjashëm me mos-njohjen e toponimeve tona çame prej shtetit grek dhe kërkohet që në dokumentet e zyrtarëve tanë të shkruhet “dhikastis” dhe ” isangjeleas” në vend të gjykatësit dhe prokurorit?” thekson PDIU-ja.

PDIU i kërkon Ministrisë së Jashtme të kërkojë sqarime te autoritetet greke në lidhje me këtë akt si dhe të bëjë ekstradimin e Naum Dishos në Shqipëri, për t’u përballur me dënimin e dhënë nga drejtësia..
“Ne bëjmë thirrje që i arratisuri Disho të ekstradohet për tu ballafaquar me dënimin e ligjshëm që ka marrë përndryshe do të bëjmë presion që shteti shqiptar të rishikojë marrëdhëniet bilaterale në fushën e rendit, drejtësisë dhe sigurisë me Greqinë duke iu përmbajtur kryekëput parimit të reciprocitetit. Ne jemi të bindur që në këtë aspekt është Greqia ajo që humbet dhe po ashtu s’kemi fije dyshimi që nëse ky shtet vijon me këtë sjellje arrogante, ai ka për të humbur respektin dhe influencën jo vetëm mes trojeve shqiptare por në mbarë rajonin”, përfundon deklarata e PDIU-së.

Përfaqësuesit e drejtësisë në Korçë janë ndaluar të kalojnë kufirin grek nga autoritetet e shtetit fqinjë, mbi bazën e një liste me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë dënuar Dishon. Ditët e fundit u është ndaluar kalimi në kufi kryetares së Gjykatës së Apelit në Korçë, Entela Prifti, përfaqësueses së trupit gjykues në shkallën e parë, Afërdita Maho si dhe prokurorëve të çështjes.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close