Gjyqtarët e “Boboshticës”, të padëshiruar në Greqi

Gjyqtarët, të cilët kanë urdhëruar dënimin e kreut të Omonia-s Naum Disho për skandalin e dhunimit të varreve në fshatin Boboshticë, tashmë janë persona të padëshiruar për shtetin grek.

Gjyqtarja e faktit Aferdita Maho sipas te dhenave ka tentuar te kaloje permes pikes se kalimit kufitar te Kapshtices vetem diten e hene por ajo eshte kthyer mbrapa nga autoritetet doganore greke. E njejta gje ka ndodhur edhe me kryetaren e Gjykates se Apelit Entela Prifti.

Permes telefonit kryegjyqtarja ka pohuar se eshte kthyer dy here radhazi nga pika e kalimit kufitar teksa ka qene se bashku me familjen e saj. Sipas saj fillimisht ajo ka qene e paqarte per motivin e kthimit por e ka konsideruar si dicka qe mund te ndodhe ndersa te verteten e ka kuptuar kur ka marre vesh se edhe koleget e tjere, te cilet kane gjykuar dosjen Boboshtica jane rrefuzuar per te hyre ne shtetin grek.

Motivacioni qe ka penguar kalimin e 3 gjyqtareve Aferdita Maho, Entela Prifti dhe Brunilda Malo eshte se rezultojne si persona te padeshiruar dhe te rreziksahem per vendin dhe sigurine e shtetit grek. Ndryshe nga tre gjyqtaret i vetmi i cili ka kerkuar qe Disho te mos denohet me burg por me nje mase me te lehte siç mund te jete gjoba gjyqtari i Apelit Stavri Kallco, nuk ka hasur pengesa per te hyre ne token helene, gje e cila qarteson qendrimin ne lidhje me kete çeshtje.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button