Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Edhe Shqipëria me hidroport

Foto ilustruese / Hidroplan

Për herë të parë në Shqipëri dhe pikërisht në gjirin detar të Vlorës, do të ndërtohet një port hidroport (për avionë uji). Realizimi i tij është pjesë e projektit i Basionit të Adriatiku dhe pritet të realizohet brenda vitit 2013-të dhe do të financohet nga BE. Hidroporti do të funksionojë për transport pasagjerësh, turistësh dhe mallrash me avionë hidroplan.

Vlerë e këtij financimi arrin në 80 mijë euro, ku 85% e fondit do të mbulohet nga BE dhe 15 % nga Porti Detar Vlorë. Hidroporti do të ndërtohet në zonën detare në afërsi të Akademisë së Marinës.

Sipas drejtoreshës së Portit Detar Vlorë, Fato Nuredini, ata kanë fituar të drejtën e këtij projekti si palë partnere në projektin, implementimin e transportit me hidroplan në zonën e Adriatikut.

Projekti në nivel rajonal ka për qëllim krijimin dhe zhvillimin e një alternative transporti më të shpejtë nëpërmjet vendosjes së një linje të qëndrueshme me hidroplanit, i cili do aplikohet për herë të parë në Shqipëri.

Vendet më të mira të përcaktuara në projektin e transportit ajror me hidroplan në Evropë, janë Kroacia dhe Greqia, të cilat kanë pasur konceptin e përfitimit potencial në përdorimin e hidroplanëve për lidhjen ndërmjet vendeve të tjera.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button