Berisha iu thotë shqiptarëve të Maqedonisë të rrinë urtë, mos të kërkojnë bashkim!

I përfshirë tash së fundmi në skandalin më të ri, të interkonjuksionit, ku u përfol për lidhjet e tij me mafian serbe, menjëherë pas demantimit të këtyre lajmeve, ai është rrekur ta komentojë zhvillimet e fundit në Maqedoni.

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në Maqedoni, duke i cilësuar ato si “zhvillime absolutisht të dënueshme, në dëm të madh të përpjekjeve të këtij vendi dhe të reformave që bën ai”.
Berisha theksoi se “autoritetet maqedonase në të gjitha rastet kanë bërë përpjekje dhe bëjnë përpjekje për zbatimin e ligjit”.

“Ne kemi kontakte me autoritetet maqedonase, me forcat politike. Është një krim i shëmtuar vrasja e peshkatarëve, por e shëmtuar dhe e papranueshme është impostimi ose projeksioni me akuza kolektive”, tha Berisha mbrëmë në një konferencë me gazetarë.

Ai kërkoi që autorët të gjenden, të vendosen para drejtësisë, të marrin përgjigjen më të merituar.

“Qëndrimi ynë si qeveri është qëndrimi i një qeverie të qartë, paqja dhe stabiliteti i Maqedonisë është interes jetik kombëtar i shqiptarëve dhe ne nuk ndryshojmë nga ky pozicion. Qëndrimi ynë është i qartë, kufijtë aktualë janë interesi më i mirë kombëtar i shqiptarëve”, theksoi Berishak, duke ua bërë me dije shqiptarëve të Maqedonisë qëndrimin anti – bashkim dhe të kontribuojnë në paqen e shtetit të Maqedonisë, madje edhe nëse për ta kërkohen “dhoma gazi” dhe brohoritjet se “shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”. Me rëndësi, sipas Berishës, është të ndjeket diskursi politik që e ka përcaktuar Tirana lidhur me interesat e shqiptarëve.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. NGO – NZT – Pershendteje i nderuari shoku Sali Berisha bashkimi eshte i pa shmangeshum.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close