Beogradi: Të çarmatosen shqiptarët në veri të Kosovës

BEOGRAD – Ministri për Kosovën në Serbi Goran Bogdanoviç u ka bërë thirrje forcave ndërkombëtare në Kosovë të çarmatosin “ekstremistët shqiptarë në veri të Kosovës”.

Bogdanoviç ka folur duke komentuar një filmim të transmetuar fillimisht nga Top Channel e më pas nga media në Kosovë si edhe në internet, ku shfaqen disa shqiptarë të armatosur në territoret e veriut të Kosovës.

“Ne i kemi paralajmëruar ndërkombëtarët për deklaratat e krerëve politikë të Kosovës se do ta integrojnë veriun me forcë. Tani ne po i shohim në aksion rezultatet e kësaj politike unilaterale”, tha Bogdanoviç

Bogdanoviç ka kërkuar edhe zbardhjen sa më shpejt të vrasjes së Selver Haradinajt në Mitrovicën veriore si pasojë e një shpërthimi eksplozivi në banesën e tij. “Prishtina dhe ekstremistët shqiptarë po përpiqen të shfrytëzojnë mundësinë për ta paraqitur ngjarjen si me motive etnike”, tha Bogdanoviç, i cituar nga agjencia Tanjug.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. ndoshta edhe me i deshe shqiptaret cullak, …………..e bone valla edhe ket pune Thaqi veq mos me ja marre Karrigen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close