Banka gjermane letër Bodes: Zhbllokoni intekonjeksionin Shqipëri-Kosovë

Banka gjermane e cila ka marrë prsipër financimin e projektit të lidhjes së interkonjuksionit Shqipëri-Kosovë i ka dërgur një letër ministrit të Financave në Shqipëri Ridvan Bode, duke u kërkuar zhbllokimin e projektit.

Në një letër dërguar për ministrin e Financave, Ridvan Bode, pasi thekson vlefshmërinë e tenderit, banka gjermane kërkon të dijë përse nuk nisin procedurat për zbatimin e projektit. Letra u drejtohet qeveritarëve të lartë shqiptarë në përgjigje të një letre të dërguar më parë nga ministri i Financave, ku bankës gjermane i kërkohet anulimi i tenderit për linjën e koneksionit Shqipëri-Kosovë.

“Për sa i përket linjës së transmetimit 400 KW Shqipëri-Kosovë, do dëshironim të sillnim në kujtesë se për tenderin e kryer në përputhje të plotë me procedurat e nënvizuara në Marrëveshjen e Posaçme të Huasë dhe Marrëveshjes së Projektit që mban datën 28 dhjetor 2009-të, në bazë të Marrëveshjes së Posaçme, agjencitë përgjegjëse për implementimin e projektit, OST dhe KOSTT, janë përgjegjëse për tërë procedurën e prokurimit, që nga thirrja për tender deri te shlyerja e kontratave për punimet dhe furnizimet. Në cilësinë e financuesit, KfW monitoron së afërmi procesin e tenderimit, duke respektuar besnikërinë ndaj procedurave mbi të cilat është rënë dakord në Marrëveshjen e Posaçme dhe ‘pa pasur rezerva’ mbi disa pika kyçe të saj”.

Në letrën drejtuar ministrit të Financave, Kryeministrit dhe ministrit të Energjetikës, KfW vëren se është vënë në dijeni të opinioneve të të dy subjekteve lidhur me projektin dhe se “nuk ka pasur nga ana e tyre objeksione lidhur me dokumentacionin teknik të tenderimit për një projekt kaq kompleks më 9 nëntor 2010-të”. Banka sqaron në dokument edhe procedurën e tenderimit: “Vlerësimi i konkurrentëve u krye përmes procedurës me 3 zarfe (postkualifikimi, vlerësimi teknik dhe financiar). Agjencitë, të asistuara nga një konsulent ndërkombëtar, vlerësuan konkurrentët dhe OST-ja pranoi zyrtarisht rezultatet: vlerësimin teknik më 22 gusht 2011 dhe vlerësimin financiar më 20 shtator 2011″.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close