“Të mos falet territori, politika të qëndrojë larg negociatave me Greqinë”

Ksenofon Krisafi

Në forumin e parë të Akademisë Shqiptare të Artit dhe Shkencës është diskutuar mbi negociatat për vendosjen e kufirit ujor mes Shqipërisë dhe Greqisë. Diplomati dhe studiuesi Ksenofon Krisafi duke theksuar se nga kobllogakremet e publikuar nga Wikileak u vërtetua se nënshkrimi i marrëveshjes shqiptaro-greke ishte e imponuar nga Athina. Krisafi bëri thirrje që politika të qëndrojë larg këtij procesi.“Marrëveshja e nënshkruar në prillin e vitit 2009, nuk ekziston më, është një gjë që nuk ka asnjë vlerë juridike dhe negociatat nuk mund të fillojnë mbi bazën e kësaj marrëveshjeje me mendimin që mund të bëhen disa arnime. Jo. Negociatat duhet të fillojnë me një dokument të ri të hartuar nga e para. Negociatat duhet të fillojnë me një ekip tjetër negociator sepse rezultoi që anëtarët e përbërjes së mëparshme, treguan paaftësi, inkopetencë profesionale, madje sipas mendimit tim, shpërdoruan detyrën zyrtare”, shprehet Krisafi.

Ish-ambasadori nënvizon se Shqipëria duhet t’i kërkojë Greqisë që të respektojë parimet e së Drejtës Ndërkombëtare. Marrëveshja e për caktimin e kufirit ujor që u miratua në Kuvend u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Marrëveshja sipas ekspertëve ishte në dëm të Shqipërisë pasi i faleshin Greqisë 354.4 km 2 hapësirë ujore.

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close