Skandal/Berisha opozitës: Jua bëj prapë si me 21 janarin (VIDEO)

Votimi për zgjedhjet e anëtarit të ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka shkaktuar tension dhe debate në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Kryeministri Sali Berisha dhe deputetët e opozitës kanë replikuar ashpër në lidhje me çështjen e kutive të votimit dhe mënyrën se si do të firmoseshin fletët.
Kryetarja e Kuvendit dhe mazhoranca kërkoi që fletët e votimit të firmoseshin në momentin kur deputeti e merr në dorëzim por opozita e kundërshtoi pasi pretendonte se me firmosjen e tillë dekonspirohej përkatësia e votës së fshehtë.

Në debat e sipër kryeministri shprehet duke ju drejtuar opozitës se “eprovuat me 21 Janar, doni ta provoni përsëri. Ketu jam jua bej prap si me 21 Janar”. Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla i përgjigjet duke i thënë “një gjë ta dish hesapet që ke me ne për 21 Janarin do t’i paguash një me një”.
 
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Një koment

  1. PËR MA TE POSHTËR SE PARTIJA SOCJALISTE SKA NE SHQIPRI , QKA QOHEN NË KAM ATY. DUHET ME PAT REGULL PARLAMENTI. DICIPLIN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close