Veteranët thonë se nuk do të rrinë duarkryq

Prishtinë, 11 prill  Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së paralajmërojnë se nëse institucionet e Kosovës nuk reagojnë ndaj veprimet të fundit në veri të shkaktuara nga huliganët serbë, atëherë ata nuk do të rrinë duarkryq.

Kryetari i OVL UÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka thënë se janë të shqetësuar nga mosveprimi i institucioneve të Kosovës, për parandalimin e këtyre ngjarjeve dhe situatave të palakmueshme me të cilat po ballafaqohen qytetarët shqiptarë në veri. “Jemi të shqetësuar me mosveprimet adekuate nga institucionet shtetërore, pasi tani ne kemi mekanizmat e sigurisë në Kosovës, siç është policia e Kosovës, kemi inteligjencën, kemi KFOR-in dhe EULEX-in”, i ka thënë Xhemajli gazetës “Tribuna Shqiptare”, njofton KTV. Në anën tjetër, Avdyl Mushkolaj, kryetar i organizatës së veteranëve të UÇK-së për Rajonin e Dukagjinit ka qenë me i prerë në deklaratat e tij në lidhje me situatën në veri. Ai ka theksuar së nëse institucionet e Kosovës nuk veprojnë në veri, atëherë do të jenë qytetarët e Kosovës ata që mund të veprojnë në këtë pjesë të vendit. 


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close