Martesat relativizojnë kufirin mes Tropojës e Plavë-Gucisë

Martesa ka bërë që banorët e komunës së Margegajt (Tropojë) dhe të zonës së Plavës e Gucisë (Mal i Zi) të rrisin marrëdhëniet miqësore mes tyre.

Forcimi i këtyre marrëdhënieve, raporton BW, është vërejtur veçanërisht pas vitit 2000. Këtë e tregon edhe fakti se gjatë kësaj periudhe mbi 25 vajza nga fshatrat e komunës Margegajt janë martuar në fshatrat e zonës së Plavës dhe Gucisë të Malit të Zi.
“Lidhjet mes tyre i lehtëson edhe miratimi i hapjes së pikës doganore të Vranicës, gjë që do të lehtësojë lëvizjen e banorëve në të dy anët e kufirit, por janë aq pranë me njëri tjetrin”, thotë kryetari i komunës së Margegajt, Rexh Biberaj.

Ndërkohë, sipas kryetarit të komunës për lehtësimin e lidhjeve të banorëve në të dy anët e kufirit është i domosdoshëm ndërtimi i aksit rrugor Bajram Curri-Çerem, rreth 45 kilometra i gjatë. Projekti i kësaj rruge është përgatitur, ndërsa i është dërguar Ministrisë së Turizmit për të ndihmuar në mundësinë e financimit.
Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close