Shqiptarët po protestojnë te Ura e Mitrovicës: Na premtuat Bashkim, na sollet helmim

Mitrovicë, 10 prill – Rreth 100 qytetarë shqiptarë janë duke protestuar në jug të urës së Ibrit në Mitrovicë, në shenjë revolte për ngjarjet e fundit që ndodhën në pjesën veriore të këtij qyteti, raporton KTV-ja. Në vendngjarje ka edhe forca të shumta të EULEX-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, vazhdon njoftimi, i cili vazhdon se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe drejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

KTV-ja po ashtu thekson se Thaçi ka komunikuar me zyrtarët e EULEX-it dhe ka kërkuar që t’i largojnë makineritë e shumta nga ura. Ai u ka thënë zyrtarëve të EULEX-it se për çdo veprim duhet të konsultohen me Policinë e Kosovës

Zyrtarët e EULEX-it kanë thënë se paraprakisht kanë marrë një informatë për mbajtjen e një proteste dhe se kanë dalë në terren për të mbajtur situatën nën kontroll.

Lajmi për mbajtjen e protestës ka qarkulluar gjatë ditës së djeshme nëpër rrjetet sociale.

Në protestën e sotme është parë edhe anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, njofton KTV-ja.


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close