Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Kurti i shkruan Jahjagës: Shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga

Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga një letër lidhur me situatën e krijuar së fundmi në Mitorvicë.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në letrën e tij shprehet se, dhuna dhe terrori ndaj shqiptarëve në veri të Mitrovicës janë intensifikuar.

“Pardje, me eksploziv të sofistikuar u vra Selver Haradinaj dhe u plagosën e lënduan anëtarët e familjes së tij: gruaja dhe katër fëmijët. Dje, pika statike e policisë së Kosovës që u vendos atje nuk qëndroi as pesë minuta meqë u shkatërrua nga strukturat armiqësore e kriminale të Serbisë. Nën terrorin e përditshëm, duke qenë edhe të varfër e të papunë, shqiptarët në veri të Mitrovicës sot janë njerëzit më të rrezikuar në Evropë. Gjendja në Mitrovicë është e jashtëzakonshme. Karshi kësaj gjendjeje nuk mund të sillemi në mënyrë të zakonshme. Pikërisht kjo sjellje është e jashtëzakonshme. Sjellja e zakonshme në një situatë që objektivisht është bërë e jashtëzakonshme, është e jashtëzakonshme. Kjo sjellje mund të tolerohet kur është e ndonjë qytetari, por kurrsesi nëse ashtu bëjnë institucionet e Republikës që kanë për obligim t’iu shërbejnë qytetarëve e t’i mbrojnë ata”, shkruan kreu i Vetëvendosjes në emër të partisë së tij.

Siç informon noa.al, Kurti thekson se vetë qytetarët janë të indinjuar e të frikësuar, por gjithnjë e më shumë edhe të dëshpëruar e të zhgënjyer, nga shpërfillja institucionale që po e përjetojnë teksa orvaten të mbijetojnë në këtë gjendje të jashtëzakonshme.

Më tej shtohet se duke u bazuar në nenin 84, pika 22, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidentja mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Në vijim Kurti shton se si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe si deputet i Kuvendit, ai i sugjeron që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Mitrovicë.

“Pra, gjendjes që tashmë është e jashtëzakonshme, t’ia jepni të tillë edhe emrin zyrtar. Vetëm asisoj institucionet e shtetit të Kosovës do të aktivizoheshin e mobilizoheshin duke u ngritur në nivelin e detyrës që e kërkon situata e rëndë aktuale. Reagimet e veçanta dhe të kohëpaskohshme të policisë së Kosovës nuk kanë dhënë dhe nuk do të japin rezultatet e duhura. Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Mitrovicë, në bazë të nenit 84, pika 23, të Kushtetutës, Ju do t’i kryesonit mbledhjet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës”, shprehet më tej Kurti.

Sipas tij, Shteti i Kosovës ka mekanizma dhe potenciale dhe ata duhen vënë në lëvizje për hir të atyre për të cilët ekzistojnë ata mekanizma dhe potenciale: qytetarët e Kosovës, pasi shton se Shteti i Kosovës dhe e ardhmja e tij maten me Mitrovicën, ndërsa thekson se të gjithë kanë përgjegjësi, por se ata që kanë më shumë mundësi, kanë edhe më shumë përgjegjësi.

Më tej një letër e posaçme i ëshët drejtuar edhe Presidentit shqiptar Bamir Topi të cilit i kërkohet që si përfaqësuesi i Republikës së Shqipërisë dhe i shqiptarëve në OKB dhe NATO, të iniciojë diskutimin mbi rrezikun e afërt të spastrimit etnik të shqiptarëve në Mitrovicë.

Në vijim në letrën drejtuar kryeparlamentarit Jakup Krasniqi Kurti shkruan se, “Duke marrë parasysh situatën e rënduar në veri të Mitrovicës pas sulmeve të fundit me pasoja tragjike, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë iniciativën për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të mërkuren, më 11 prill 2012. Kjo seancë mund të nxjerrë vendime konkrete për institucionet politike të Kosovës të cilat duhet t’iu dalin në ndihmë dhe mbrojtje qytetarëve tonë atje. Ne tashmë kemi filluar me mbledhjen e nënshkrimeve, porse na nevojiten së paku 40.  Duke marrë parasysh pozitën tuaj si Kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe qasjet e qëndrimet konstruktive politike tuajat, kërkojmë mbështetjen dhe kontributin tuaj në inicimin dhe mbajtjen e kësaj seance”.


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button