“Epiri i Veriut”, minoriteti grek kërkon largimin e ambasadorit Pazios

Nicolaos Pazios
Minoriteti grek në Shqipëri i ka kërkuar ministrisë së Jashtme të Greqisë që të thërrasë ambasadorin e saj në Tiranë Nicolaos Pazios si dhe të ndërmerret largimi nga detyra. Kërkesa ka ardhur për shkak të irritimit të minoriteti lidhur me deklaratën e Pazios të bërë pak ditë më parë për “Epirin e Veriut”.
Ambasadori ishte shprehur se “Mëshimi që u bëhet çështjeve të së kaluarës dhe shpesh, interpretimi i historisë sipas interesave dhe gjithashtu praktika e njohur e elementëve nacionalistë të përdorin historinë për qëllimet e tyre, jo vetëm që nuk janë të dobishme, por përmbajnë dhe rreziqe. Rrjedhimisht, do të duhet që dikur të mbizotërojë vlerësimi gjakftohtë i realitetit, mospjesëmarrja në çdo lloj tensioni dhe njëkohësisht promovimi dhe pranimi në praktikë të atyre elementëve që garantojnë zhvillimin, përparimin dhe stabilitetin politik të Ballkanit të shumëvuajtur”.
Kjo përgjigje gjithëpërfshirëse siç duket nuk është pritur mirë nga minoriteti grek në Shqipëri. Lajmi raportohet nga mediat greke ndërsa Athina zyrtare nuk ka ende një reagim për këtë çështje. Vetë minoriteti reagoi me një komunikatë ku thuhet se “Epiri i Veriut” nuk i përket së kaluarës dhe se historia nuk duhet shpërfillur në emër të “progresit”.

Ambasadori në intervistën e dhënë për “Gazetën Shqiptare” edhe për çështjen e kreut të OMONIA-s për qarkun e Korçës, Naum Disho doli kundër reagimit të Ministrisë së Jashtë të Greqisë, që e cilësoi të papranueshëm dënimin e tij. Ambasadori u shpreh se “për mua është çështje parimore që të mos komentoj vendime të drejtësisë shqiptare”.


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close