Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Pirro Dhima në SHBA për financimin e shkollës greke të Himarës “OMIROS”

Programi i Pirro Dhimës në SHBA për të
mbledhur të holla për shkollat greke 

Arben LLALLA

Ashtu siç kemi shkruar në muajin shkurt se Pirro Dhima në mars-prill do të qëndrojë në SHBA për të mbledhur fonde për financimin e shkollës greke “OMIROS”, të Himarës u vërtetua edhe zyrtarisht. Federata Mbarë Epiriotase e SHBA bashke me Shoqëritë Epirotike të Masacuzets “Enosis Pindos” dhe Shoqëria Vorio Epirit “Epiri Verior i Bostonit të Madh” prezantojne aktivitet me 4 here kanë shpërndarë pankarta ku lajmërojnë takime me kampionin Olimbik të peshëngritjes shqiptarin e greqizuar Pirro Dhima. Sipas lajmërimit, më 20 Prill, në Boston, me muzikë dhe këngë Epiriotase do të jetë Dhima ku do kërkojë të holla për financimin e mësimit të gjuhës greke në shkollën e Himarës dhe të Universitetit të Janinës. Hyrja fillestare në takimin me Pirro Dhimën nën shoqërimin e këngëve dhe valleve tradicionale është deri në 25 dollar.
Mbrëmje bamirësie gjithashtu janë paraparë të mbahen në Çikago, Njujork, Annapolis. Pirro Dhima do ketë takime me kryepeshkopin e Amerikës Dhimitris, me kryetarin këshillit Botëror të Epirit si dhe me kongresmenin greko-amerikan Gus Biliraqis, që do mund të mbahet në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pirro Dhima kohëve të fundit po përballet personalisht me probleme financiare, ai në fillim të vitit dorëzojë targat e makinës xhip si pasojë për mos pagimin e tatim-taksat vjetore duke lënë në përdorim të familjes gjashtë anëtarëse vetëm një makinë të thjeshtë.

Disa ditë më parë u përfol se Pirro Dhima mund të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Greqisë me partinë Demokracia e Re që e drejton Andoni Samaras, por vetë Dhima i ka mohuar këto zëra.

Problemet ekonomike të shkollës “OMIROS” në Himarë

Shkolla greke në Himarë “OMIROS”-s ka borxhe të vjetra rreth 55.000 mijë euro, nga mos pagimi i rrogave të mësuesve, ngrohjen qendrore, autobusin etj. Mësuesit të ardhur nga Greqia janë paguar gjithnjë, ndërsa mësuesit vendas prej një viti nuk marrin rrogat sipas informacioneve. Kjo ka bërë që shumë prindër të mendohen për tërheqjen e fëmijëve të tyre për të ndjekur këtë shkollë e cila ka rreth 110 nxënës. Nga problemet e shumta ekonomike dhe presionet e prindërve drejtuesit e kësaj shkolle menduar që personaliteti i Pirro Dhimës do të ndikojë në gjetjen e fondeve për vazhdimit e mëtutjeshëm të misionit për greqizmin e Himarës dhe të Jugut Shqiptare.

E vërteta është se krijimi i shumë shoqatave vllehe, të minoritetit grek me emrin vorio epirtiotas, dhe e disa klaneve pro greke duke depërtuar deri në sferat më të larta të shtetit shqiptar ka bërë që sot të kemi një gjendje të vështirë, një politik të brishtë të Shqipërisë në Ballkan dhe më gjerë.

Siç duket misionarët e testamentit të prifti Kozma Etoliani vazhdojnë punën e tyre për greqizmin e Shqipërisë dhe asimilin e shqiptarëve. Ëndrra e shovinistëve dhe nacionalistëve ekstremistë grek për shkëputjen e Jugut të Shqipërisë nuk është shuar, ata vazhdojnë të çirren për diçka që nuk është e tyre dhe nuk u ka takuar asnjëherë.


Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Një koment

  1. Pirro Dhima……edhe fytyren ja mbaj mend , kur shkonte te bente stervitje tek Stadiumi "Qemal Stafa" ne Tirane……Trajnimin dhe egon shume konkuruese ne ate kohe – shqiptare (qysh kur ishte femij i vogel), trajnerat – shqiptar, ushqimin falas – shqiptar, veshmbathjet dhe kostumet sportive – shqiptare, konkurimin fillestar ne rangjet ballkanike dhe europiane – per atdheun ku i lindi koka…………………..kokeboshesia – grek., hileqar dhe mosmirnjohes – grek, per para dhe pasuri shet baba , nene , familje , shoqeri – grek……dhe me e rendesishmja TURPI qe do i ngelet deri kur te marre CO2 ( Oksigjenin ) e fundit nga kjo bote.
    Se je bere grek , kjo per mua eshte gati pa rendesi (nuk je i vetmi shqiptar qe ke ndruar nenshtetesine), por qe te punosh si skllav pa dinjitet per ca para te qelbura greke, kunder atij vendi qe te doli koka bosh dhe e pagdhendur , o pusht, te uroj vetem qe nje dite zia dhe pendimi te pushtojne qenien tende si kafshe e pagdhendur. Shqiperia dhe shqiptaret kudo qe jane mund te jetojne , me te mira e me te keqija, edhe pa nje Pipi Dhjeras, por idealet e tua jane poshtersia dhe mosmirnjohja. Harram buka dhe qumeshti qe ta kane dhene prinderit dhe familja jote o grek i felliqur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button