Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Soreca përcjell mesazhin e BE për zbatimin e Reformës në Drejtësi: Shqipëria meriton të ecë para

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, mendon se roli i Prokurorit të Përgjithshëm është forcuar pas ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë, por ai shtoi se unioni kërkon efikasitet në vend.

Soreca ishte i pranishëm në konferencën mbi “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi”.

“Duhen më shumë burime njerëzore për sistemin e drejtësisë, efikasitetin. Patjetër që duhet luftuar krimi. Duhet bërë më shumë me hetimet proaktive. E di që është më e lehtë të flasësh sesa të veprosh dhe këto kërkojnë kohë dhe ndihmë nga ndërkombëtarët, që duhet të bashkëpunojnë me ju. BE ka dhënë 34 milionë euro në lidhje me këto reforma për ta bërë sistemin më efikas. Kjo është një shumë tepër e rëndësishme, fokusi duhet të jetë që ta bëjmë këtë sistem më efikas dhe t’i shërbejë popullit për transparencë”,  tha Soreca gjatë fjalës së tij.

Ai shtoi se me arritjet e deri tanishme Shqipëria meriton të ecë përpara dhe shpresojmë që vendet e anëtarë të BE-së të marrin vendim pozitiv në javët në vijim për negociatat.

Back to top button