MPB-ja e Maqedonisë anashkalon kuadrot shqiptarë

Sistemimet e reja në SPB në Shkup dhe anashkalimi i kuadrove shqiptare mund të sjellë në pikëpyetje bashkëpunimin dhe funksionimin e sektorëve të shumtë në këtë Ministri. Kështu për Alsat M thonë burime brenda ministrisë. Pos diskriminimit të përgjithshëm në MPB , situata alarmante paraqitet edhe në Sektorin e punëve të brendshme në Shkup, ku këto ditë janë ndarë vendime të reja ndërkaq shqiptarët , në shenjë proteste kanë refuzuar të marrin vendimet. Kryeshefi i këtij sektori, nga katër ndihmësit e tij, vetëm një e ka shqiptar edhe atë për koordinim. Përpos këtij, asnjë shqiptar nuk është në pozitat drejtuese të këtij sektori.

ALSAT M ka arritur të sigurojë skicën drejtuese të policisë në Shkup. Ndihmësi i kryeshefit për siguri të përgjithshme udhëheq me tre njësi dhe gjashtë sektorë, asnjëri prej tyre nuk është shqiptar. Me policinë e krimit gjithashtu udhëheqë kuadër maqedonas ndërsa në 7 njësitë e këtij sektori, krim i përgjithshëm, krim i dhunshëm, krimi ekonomik, vendi i hetimit, tregti e paligjshme, kërkimet dhe krim teknika nuk është asnjë shqiptar, ndërsa gjithashtu edhe në 16 sektorët tjerë të këtyre njësive nuk ka asnjë shqiptarë. Situata paraqitet alarmante edhe me drejtuesit e stacioneve policore. Nga 9 stacione policore që janë në kuadër të Shkupit vetëm në stacionin policor në Bit Pazar kryeshefi është shqiptar, ndërsa në 8 tjera maqedonas.
Ndihmësi i vetëm shqiptar i kryeshefit të SPB-së në Shkup, nën ingerencë të tij ka pesë njësi, në të cilat asnjëri nuk është shqiptar.

Burime të ALSAT M bëjnë të ditur se kryeshefi i SPB-së së Shkupit këto ditë pa konsultime paraprake ka vendosur që tu japë vendime për sistemim të ri rreth 10 pjesëtarëve të policisë prej të cilëve vetëm dy shqiptarëve edhe atë në sektorin e sigurisë së përgjithshme, si ndihmës në njësinë e parë dhe të tretë. Por siç mëson ALSAT M, vendimet e njëjta dy pjesëtarët e policisë duket ti kenë refuzuar, pasi avancimi i tyre dhe vendimet nuk do të përmirësonin pozitën e shqiptarëve në polici.

Kjo situatë alarmante me diskriminimin e shqiptarëve në polici, si duket ka ndezur dritën e kuqe brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Burime tona bëjnë të ditur se zv/ ministri i punëve të brendshme Xhelal Bajrami ka vendosur në pikëpyetje bashkëpunimin brenda për brenda MPB-së me drejtuesit e këtij institucioni, nëse kjo situatë nuk përmirësohet. Shkëlzen Aqifi

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close