Loja me flamuj

Nga Petrit Osmani
Kohëve të fundit shumë shqiptarë që jetojnë në Maqedoninë perëndimore, janë bërë objekt abuzues, dhe shtypës nga ana e pushtetit sllavomaqedonas. Ironia më e madhe është se politika shqiptare në Tiranë e Prishtinë, po hesht duke i cilësuar ngjarjet si “të izoluara” dhe që nuk i prishin marëdhëniet “e mira” që janë ndërtuar.

Djegie flamujsh, parulla antishqiptare, rrahje të fëmijëve shqiptarë nëpër rrugë, janë vetëm disa nga kronikat “rutinë” të ditës në territorin e IRJM-së, që duket se e kanë vënë re përgjumjen e shqiptarëve dhe mos gatishmërinë e tyre për të qenë të bashkuar (së paku në të tilla raste).

Madje aq larg ka arritur organizimi sllav, sa edhe fundjavat po parapëlqejnë t′i kalojnë nëpër ndeshje sportive, jo për të parë ndeshje , por për të parë një “sport” jo fort të popullarizuar, por që fillimet i ka në rrënjët e tyre të origjinës: atë të lojës së flamujve.

Personazhet kryesore në kronikat sportive, nuk janë më rezultatet, por janë “garat” në tribuna që zhvillohen, se kush do fyejë më shumë shqiptarët, kush më shumë do djegë flamuj, kush më shumë do rrahë fëmijë, e pleq pas ndeshjes e … !!!

Ky “sport” që luhet nga sllavët, rrënjët i ka të ushqyera me urrejtjen për shqiptarët autoktonë, që jetojnë në fqinjësi me ta, dhe që si të zënë në faj, dhe sikur ndihen të pafuqishëm për të bërë së paku një reagim, ata heshtin!!!

Përderisa sllavomaqedonasit përdorin flamurin shqiptar, si objekt shfryerje të urrejtjeve të tyre të sëmura, është një një zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF),që po luan rolin e “përfaqësuesit ekskluziv” të këtij “sporti” në Shqipëri.

Preng Pjetrushi i deleguar i FSHF-së , në ndeshjen Bylis – Teuta, e zhvilluar në Ballsh, ka luajtuar “kapo-n”, me rastin e heqjes së flamurit kombëtar, me pretekstin se “parullat nacionaliste, i ndalon rregullorja”, por që nuk e kishte lexuar rregulloren deri në fund, sepse aty thuhej se “delegati, si zyrtari më i lartë në një ndeshje ka të drejtën të bëjë kërkesën, dhe janë punonjësit e stadiumit, apo forcat e rendit, ato që heqin banderolat”.

Për këtë njeri të papërgjegjshëm, nuk mjafton vetëm një suspendim, apo largim nga puna, por duhet të marrë dënimin e merituar, për përdhosje të simbolit kombëtar.

Dhe, presioni duhet të bierë pikë së pari mbi FSHF-në, që të heqë nga organet e veta, një njeri të tillë, sepse një fjalë e urtë thotë “Molla e kalbur, kalb gjithë shportën”.

Kujtojme qe kjo note proteste kunder Maqedonesve ne Ballsh u mbajt nga Organizata “Zgjohu Shqiptar”. Organizata “Zgjohu Shqiptar” në ditet në vijim do t’i përshkallëzojë edhe më tej protestat, duke shprehur mbështetjen dhe solidaritetin ndaj një cështjeje kaq të rëndësishme si respektimi I të drejtave të shqiptareve ne te gjitha trojet ku ata jetojnë.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close