Incident në Maqedoni, sulmohet autobusi me nxënës në Kumanovë

Një autobus me nxënës shqiptarë të shkollës së mesme të Kumanovës është sulmuar mbrëmë me gurë në fshatin Lubograd, në Maqedoni.



Në incident janë lënduar dy nxënëse të shkollës së mesme të Kumanovës, informon agjencia e lajmeve INA.

SPB në Kumanovë ka konfirmuar incidentin që ka ndodhur rreth orës 19.30, në fshatin Lubograd, kur autobusi me nxënësit shqiptarë që po udhëtonin drejt fshatrave të tyre Nikushtak dhe Vishticë ishte sulmuar nga persona të panjohur.

Shoferi i autobusit në dëshminë e tij të dhënë pranë organeve policore ka thënë se tre persona të panjohur kanë sulmuar me gurë autobusin, dhe për pasojë nga thyerja e xhamave janë lënduar dy nxënëse.

Drejtori i Spitalit të Kumanovës, Arif Latifi bëri me dije se nxënëset kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ky është incidenti i parë që ka ndodhur në Kumanovë javëve të fundit kur kanë shpërthyer incidente ndëretnike kryesisht midis të rinjve në Shkup dhe Tetovë.

Fshati Lubograd i banuar kryesisht me popullsi serbe shtrihet në rrugën e vjetër Kumanovë – Shkup.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button