Todorov: Gjuha shqipe nuk duhet të përdoret as në receta mjekësore

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Nikolla Todorovski ka kundërshtuar aplikimin e gjuhës shqipe edhe në recetat dhe udhëzimet mjekësore.

Ai këtë e bëri të ditur, pasi që nga mediat shqiptare është pyetur lidhur me komentimin e një deklarate të sekretarit shtetëror të kësaj ministrie, që vjen nga radhët e partisë shqiptare BDI, i cili ditë më parë për mediat shqiptare ka theksuar se do të mundësohet përdorimi i gjuhës shqipe edhe në këtë drejtim.

“Unë në mëngjes nuk kam pasur rastin që të takohem me të dhe të bisedojë se cila ka qenë ideja. Në përgjithësi ne në Maqedoni kemi Marrëveshjen e Ohrit, e cila është përfshirë në Kushtetutë, kemi Ligjin për përdorimin e gjuhëve, kemi Ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe ato në mënyrë shumë të detajuar dhe precize rregullojnë këtë gjë. Dhe nuk ka asnjë element në asnjë ligj që mundëson një gjë të tillë”, ka theksuar Todorov, duke komentuar propozimin për përdorimin e gjuhës shqipe në recetat dhe udhëzime mjekësore.

Ai ka theksuar se ndoshta ka nevojë të bëhen përmirësime në aspektin e komunikimit, pasi që një numër i madh i qytetarëve që shfrytëzojnë shërbimet mjekësore komunikojnë në gjuhët ndryshe nga maqedonishtja.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

2 Komentet

  1. Problemi me i madh i Shqipetareve ne Maqedoni vjet nga bindja dhe adaptimi se ata jane nje klass me e ulet se Sllavo-Maqedonasit. Shqiptaret i kan lejuar edhe akoma po I lejojn keto njerz te dominojn mbi ta duke arsyetuar me Marrveshjet e Ohrit.. edhe me iden se jetojn ne Demokraci.. qe deri sot nuk po eksizton. Populli Shqiptare atje prejt per rruge dalje prej representative te tyre ne Pushtet te zgjedhin keto probleme-por edhe pse e kuptojn se ata jane te korruptuar. Shqipetareve ne Maqedoni ju nduhet nje ndihme e madhe nga Shqiperia dhe Kosova,, na nevoitet nje Organizim kombetar per te mbrojtur gjithe-cka Shqiptare. Shqiptaret ne Maqedonia… jan me guxim to vogel dhe pa Shpresa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close