Tahiri, PDIU: Athina nuk mund ti japë leksione Tiranës se kush të jetë në qeveri e kush jo

Deputeti i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet Dashamir Tahiri reagoi sot ndaj deklaratave të djeshme të Ministrise se Jashtme Greke. Në vlerësimin e tij PDIU eshte me shume se pala greke e interesuar per marredhenie te fqinjesise se mire sepse keshtu ne e shohim veten me prane njeri tjetrit, me prane te drejtes sone, me prane pronave dhe shtepive tona, te cilat Greqia forcerisht dhe pa asnje te drejte po na i mohon akoma dhe sot.

“Leksionet e MPJ te Greqise shpresojne te vlejne per te dy palet dhe te respektojne marredhenien e reciprocitetit. Marredhenie e mire eshte edhe te mos pengoni nje deputet te parlamentit te Shqiperise te vizitoj pronat e veta dhe shtepine ku ka lindur te paret e vet ne Cameri, marredhenie e mire eshte te mos pengoni te moshuarit tane ne kufi per te vizituar shtepite e tyre te lindjes, marredhenie e mire eshte te mos mbani me ne kembe ligje lufte dhe pengesa te tjera ligjore dhe administrative kunder nesh”, u shpreh Tahiri. Marredhenie e mire, tha ai, eshte edhe njohja e genoncidit edhe kerkimi i faljes per ato mijera te vdekur, te perndjekur, te vrare e te perdhunuar pa asnje motiv.

“Ne nuk jemi parti ultra nacionaliste si ato qe keni ju ne parlamentin tuaj. Ne i respektojme minoritetet dhe i mbeshtesim ato te behen pjese e jetes sone politike. Por eshte pertej kompetencave tuaja dhe reciprocitetit te siper permendur te jepni leksione se cila parti shqipetare duhet te bej pjese ne kabinetin qeveritar shqipetar kur ne mirepresim te gjithe minoritetin tuaj te jete i perfaqesuar ne te. Marredhenie e mire eshte mos te vesh kushte per integrimin e Shqiperise per te shpikur varre inegzistente me ushtare greke duke na grabitur kockat e gjysherve tane per ti mbushur ato, marredhenie e mire eshte te respektoni vendimet e gjykates tone kushtetuese per marreveshjen e ujerave, marredhenie e mire eshte te dorezoni drejtesise shqipetare te kerkuar per dhunim te varreve dhe shume te tjera si keto. Besoj ne reflektimin tuaj se marredhenia e mire percaktohet nga standarte dhe parime nderkombetare dhe jo nga deshirat dhe endrrat tuaja te hershme politike”, theksoi Tahiri.

Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut —> “Shperndaje”

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close